MIRE SE ERDHE NE FORUMIN ***ARGETOHUCLUB***
Eshte-nje-forum-ku-argetimi-dhe-kenaqesia-nuk-kane-mbarim!
***KUJDES***

!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nëse-dëshironi-që-pop-login-te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!DO NOT DISPLAY AGAIN!!!

*Argetim te kendshem ne ARGETOHUCLUB nga Administrata *RBDiscography*

You are not connected. Please login or register

MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Tue Feb 03, 2009 5:02 pm

Muzika Popullore

Një studim sistematik i muzikës tradicionale shqiptare u bë i mundur vetëm në fillimet e viteve '30 falë muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi këngë dhe melodi popullore shqiptare. Për shkak të formimit të veçantë malor të vendit dhe për shkak të vështirësive të lidhjeve e cila kushtëzohej nga mungesa e rrugëve të komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur të paprekura karakteristikat dhe format e saj deri në vund të viteve 1800. Mungesa e ndikimeve është më e qartë nëse shihet në lidhje me arbëreshët e Italisë.
Bashkësitë e formuara nga pasardhësit e shqiptarëve të cilët u larguan nga Shqipëria në mesin e dytë të viteve 1.400 për të mos rënën nën zgjedhën turke dhe që kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nëpërmjet përmbledhjeve të regjistrimeve fonografike të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe të etnomuzikologjisë rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipëria dallohet nga ana muzikore për një traditë të pasur në polifoninë vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht këndohet nga dy, tre apo katër zëra, të ndjekura nga një kor burrash apo nga një kor grash, pa shoqërim istrumental. Por kemi edhe melodi të kënduara nga zëra të ndërthurrur, të cilat edhe pse kanë ekzistuar edhe me parë kanë marrë më tepër zhvillim pas çlirimit të Shqipërisë. Polifonia vokale shtrihet në pjesën mesdhetare të Shqipërisë nga lumi Shkumbin deri në Çamëri.
Kjo zonë ndahet më pas në dy sisteme polifonikë. Sistemi Lab që përfshin rrethin e Tepelenës, Vlorës, Gjirokastrës dhe një pjesë të Sarandës, dhe sitemi Toskë që nis nga lumi Vjosë dhe deri në lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugës, Ohrit, dhe deri në Prespë në Maqedoni. Nëse sitemi Lab dallohet për ndryshimin e thellë mes zërave, sitemi Toskë përkundërazi përmban një ritëm të lirë dhe një ecuri të zërave me intervale muzikore më dalluese dhe me shoqërime që pasurojnë meloditë. Repertori i tyre është i ndërtuar më së shumti nga këngë historike me karakter të theksuar nacionalist dhe nga këngë me origjinë fshatare për dashurinë, shpotitëse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqëron këngët e vallet dhe përbën atë orkestër që quhet "Saze". Në përgjithësi në veri të vendit zë vend të dukshëm një formë radikale muzikore e këngëve epike, më të vjetrat e të cilave janë Rapsoditë për Kreshnikët. Këngëtari (rapsodi) shoqërohet nga vegla muzikore me tela, ndërsa në Jug pikërisht për gjurmën polifonike të këngëve, funksioni i instrumenteve është i drejtuar drejt një virtuizmi. Instrumentet e frymës përdoren në të gjithë vendin. Instrumentet shqiptare kanë një shpërndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e përdorimit nuk përputhen më traditën e folklorit të popujve fqinjëve.
Si shembull mund të përmendim "Lahutën" (instrument një tel që realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i përdorur në zonën e Korçës dhe Pogradecit), "Çiftelia" (instrument me dy tela shumë i përdorur në gjithë vendin, sidomos në Veri), "Sharkia" (instrument me pesë tela që përdoret për të shoqëruar vallet në Kosovë), "Buzuku" (instrument me gjashtë tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipërisë i përmendur që në shekullin e V apo të VI para erës së re), Bilbili (që imiton timbrin dhe cicërimën e zogjve), Kavalli (instrument me origjinë baritore), Surla (përdoret në muzikën e karakterit epik) dhe në fund tamburet e përmasave të ndryshme Daullja dhe Lodra që shoqërojnë këngët dhe vallet pothuajse në të gjithë vendin.

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

2 MUZIKA TALLAVA prej Tue Feb 03, 2009 5:02 pm

MUZIKA TALLAVA, MELOS SHQIPTAR, ROM, TURK APO ARAB

Kombi Shqiptarë kishte një Melos shumë të bukur Shqiptarë, këngë dhe melodi qytetare, dhe burimore të kombitë tonë, ishte krenari e madhe kur këngët e Qamilit të Vogël, Nexhmije Pagarusha, Shkurte Fejza, Shyrete Behluli etj jehonin në të gjitha Lokalet shtëpit shqiptare, por kohëve të fundit është duke u zhvilluar një luftë e madhe dhe e rrezikëshme ndaj këngës së mirfilltë shqipe po ashtu edhe ndaj Melosit Shqiptar.

Është për tu tmerruar ku disa këngëtar të vetquajtur nuk skuqen që e bastardojnë këngën dhe melosin shqiptar, athua këta në krahë të kulturës mendojnë të pasurohen pa menduar se trashëgimtarët e vetë do të gjinden në grop të thellë të asimilimit.

Kohëve të fundit, sidomos në diasporë muzika shqiptare thuajse ka humbur 80%, por në lokalet Shqiptare ku tingëllonë muzika, aty këndohet dhe vallëzohet me këngë Rome, Turke, Arabe e quajtur Tallava, e shumë pakë Shqipe.

Këngëtarët nuk skuqen kur ti pyesish se pse e këndoni këtë Melos, por ata përgjigjen se populli po e donë dhe ne duhet ti servojmë, athua për ta ndaluar këtë tragjedi duhet të marrë masa populli apo muzicientët, edhe pse populli kërkonë muzicienti duhet të servojë këngë nga populli dhe melosi i tijë shqiptar.

Është edhe për tu habitur se edhe disa këngëtarë të Estradës Shqiptare kur të vijnë në Diasporë, këndojnë këngë të quajtur Tallava e cila në të vërtet është Melos Rom, dhe kur të kthehen në Kosovë e kritikojnë po këtë Melos, sot nuk këndohet për qejf apo për ti c`mallur gurbetqarët, por e gjitha është komercialitet.

Vecojmë një rast ku këngëtarja e Estradës Teuta Selimi në një lokalë në Zvicër, ku një i ri ia kërkoi këngën „ Në Muzeun Historik „ ajo u përgjegjë se unë nuk e këndoj këtë këngë, është turp i madhë për këtë soliste ku në Prishtinë mbahet soliste e Estradës, kurse në Diasporë nuk këndonë këngë Shqipe por Rome dhe Turke.

Po ashtu këngëtarët më së shumti që janë duke e shpërnda Shundin dhe Kiçin dhe Melosin Rom dhe qe këndojnë në çdo lokal këngë Tallava janë, Bekim Kumanova, Mentor Kurtishi, Meda, Mimoza Shkodra, Lumja, Valton Krasniqin, Duli, Xhemil Saliu dhe disa këngëtar të Estradës Shqiptare.A thua këta solist cka mendojnë për veten osec`kombësie janë: Shqiptar, Rom, Turk apo dic tjetër.A mendojnë këta se një ditë vetë ndërgjegjëja e tyre do ti shkatërrojë.

Muzikën Rome këta janë duke e zhvilluar në mënyrë të madhe.Një numer të madhë të rinisë e kanë helmuar me këtë melos. Është turp i madhë cka bëjnë këta këngëtarë që po mundohen ta shkatërrojnë Melosin Shqiptar, por po të kishinë ekzistuar Organet Shtetërore për Mbrojtje Autoriale dhe keqpërdorim të këngës atëher nuk kishin mundur këtä këngëtar të vetëquajtur ta keqpërdorin këngën tonë Shqipe, por besoj dhe jamë i bindur se një ditë koha do ti gjykojë këta.

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

3 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Tue Feb 03, 2009 6:27 pm

sweet_lillipop


Antar i Thjesht
Antar i Thjesht
yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy sa shume ke shkruar re! huahuahuahuahuha! mir si sje lodh apo copy paste gjekundi!!!!!!!!!!!!!!!!!!?????????????????????nejse ti e di! huahuahua

Shiko profilin e anëtarit

4 muzika popullore instrumentale dhe organizimi prej Tue Feb 03, 2009 10:58 pm

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Muzika Popullore

Një studim sistematik i muzikës tradicionale shqiptare u bë i mundur vetëm në fillimet e viteve '30 falë muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi këngë dhe melodi popullore shqiptare. Për shkak të formimit të veçantë malor të vendit dhe për shkak të vështirësive të lidhjeve e cila kushtëzohej nga mungesa e rrugëve të komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur të paprekura karakteristikat dhe format e saj deri në vund të viteve 1800. Mungesa e ndikimeve është më e qartë nëse shihet në lidhje me arbëreshët e Italisë.
Bashkësitë e formuara nga pasardhësit e shqiptarëve të cilët u larguan nga Shqipëria në mesin e dytë të viteve 1.400 për të mos rënën nën zgjedhën turke dhe që kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nëpërmjet përmbledhjeve të regjistrimeve fonografike të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe të etnomuzikologjisë rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipëria dallohet nga ana muzikore për një traditë të pasur në polifoninë vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht këndohet nga dy, tre apo katër zëra, të ndjekura nga një kor burrash apo nga një kor grash, pa shoqërim istrumental. Por kemi edhe melodi të kënduara nga zëra të ndërthurrur, të cilat edhe pse kanë ekzistuar edhe me parë kanë marrë më tepër zhvillim pas çlirimit të Shqipërisë. Polifonia vokale shtrihet në pjesën mesdhetare të Shqipërisë nga lumi Shkumbin deri në Çamëri.
Kjo zonë ndahet më pas në dy sisteme polifonikë. Sistemi Lab që përfshin rrethin e Tepelenës, Vlorës, Gjirokastrës dhe një pjesë të Sarandës, dhe sitemi Toskë që nis nga lumi Vjosë dhe deri në lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugës, Ohrit, dhe deri në Prespë në Maqedoni. Nëse sitemi Lab dallohet për ndryshimin e thellë mes zërave, sitemi Toskë përkundërazi përmban një ritëm të lirë dhe një ecuri të zërave me intervale muzikore më dalluese dhe me shoqërime që pasurojnë meloditë. Repertori i tyre është i ndërtuar më së shumti nga këngë historike me karakter të theksuar nacionalist dhe nga këngë me origjinë fshatare për dashurinë, shpotitëse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqëron këngët e vallet dhe përbën atë orkestër që quhet "Saze". Në përgjithësi në veri të vendit zë vend të dukshëm një formë radikale muzikore e këngëve epike, më të vjetrat e të cilave janë Rapsoditë për Kreshnikët. Këngëtari (rapsodi) shoqërohet nga vegla muzikore me tela, ndërsa në Jug pikërisht për gjurmën polifonike të këngëve, funksioni i instrumenteve është i drejtuar drejt një virtuizmi. Instrumentet e frymës përdoren në të gjithë vendin. Instrumentet shqiptare kanë një shpërndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e përdorimit nuk përputhen më traditën e folklorit të popujve fqinjëve.
Si shembull mund të përmendim "Lahutën" (instrument një tel që realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i përdorur në zonën e Korçës dhe Pogradecit), "Çiftelia" (instrument me dy tela shumë i përdorur në gjithë vendin, sidomos në Veri), "Sharkia" (instrument me pesë tela që përdoret për të shoqëruar vallet në Kosovë), "Buzuku" (instrument me gjashtë tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipërisë i përmendur që në shekullin e V apo të VI para erës së re), Bilbili (që imiton timbrin dhe cicërimën e zogjve), Kavalli (instrument me origjinë baritore), Surla (përdoret në muzikën e karakterit epik) dhe në fund tamburet e përmasave të ndryshme Daullja dhe Lodra që shoqërojnë këngët dhe vallet pothuajse në të gjithë vendin.

Muzikantët
Qëndrat më të rëndësishme të shpërndarjes për formimin e muzikantëve që aktualisht janë prezentë në skenën artistike shqiptare janë, qyteti i Korçës ku mund të përmendim Eli Farën, këngëtarja më e dashur dhe më e famshme e Jugut të vendit, e njohur edhe jashtë Shqipërisë për turnetë e shumta; qyteti i vogël malor Permeti ku kanë lindur dy muzikantë të njohur popullorë, klarinetisti Laver Bariu i cili akoma jeton në qytetin e Përmetit dhe Remzi Lela i cili tani jeton në Tiranë dhe është lideri i grupit që shënon numrin më të madh të regjistrimeve muzikore të viteve të fundit, Familja Lela nga Përmeti. Përsa i përket traditës së këngës epike në Veri të vendit mund të përmendim këngëtarin dhe muzikantin me sharki z.Bytyçi.

Organizimi
Vlerësimi dhe përhapja e trashëgimnisë muzikore shqiptare i ka mbijetuar edhe skemave të diktaturës komuniste. Orkestrat tradicionale janë zgjeruar edhe me instrumente të tjera si kitara dhe fizarmonika dhe se fundi edhe instrumente elktronike si organo. Një takim me rëndësi ka qenë për shumë kohë Festivali i Gjirokastrës i cili pas disa vjet ndërprerjeje ka filluar të zhvillohet përsëri. Ky festival zhvillohej çdo 5 vjet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe ishte një aktivitet që afronte brezat e vjetër dhe të rinj të këngëtarëve popullorë nga krahina të ndryshme.

Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

5 Folklori Muzikor – Teknologjia e Zhvillimit! prej Tue Feb 03, 2009 11:01 pm

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Folklori Muzikor – Teknologjia e Zhvillimit!

Konsiderata të përgjithshme

Foklori muzikor shqiptar është një nga shfaqjet e identiteti tonë kombëtar.
Në mesin e kulturës popullore, që shquhet për larminë e pabesueshme për një vënd me shtrirje gjeografike kaq të kufizuar dhe për numrin e popullsisë që ka jetuar në këto treva, kjo pasuri dëshmon një shpirt krijues polidimensional dhe një potencial të madh shprehës në mjete, forma, gjini, mënyra zhvillimi dhe gjithashtu një ekuilibër të përsosur mes tendencës konservative dhe asaj të ndryshimit, krijimit të risive krijuese apo ekzekutive.

Po t’i hedhim një sy të shpejtë gjithë atij korpusi të madh që quhet folklor muzikor do të shikojmë menjëherë disa karakteristika thelbësore që do të na ndihmojnë më vonë për të kuptuar më mirë mekanizmin që e vë në lëvizje gjithë këtë strukturë krijimi dhe ekzekutimi.

Ato do të ishin:

• Larmi e madhe intonative mbështetur mbi karakteristika modale
• Larmia e madhe e formave të zhvillimit
• Larmi e madhe e mjeteve të tjera shprehëse, ritmit, harmonisë, polifonisë
• Një pafundësi ndryshimesh nga një krahinë në tjetrën, madje nga një fshat në tjetrin
• Ekzsistenca e dy blloqeve të mëdha intonative – folklori fshatar dhe foklori qytetar
• Ndarja e madhe mes mënyrës së zhvillimit dhe interpretimit në veri dhe atij në jug,
• Formacione të shumta orkestrale
• Ndarjen e mdhe, pavarësisht nga krahina, të folklorit të burrave nga ai i grave
• Ndarjen e madhe të muzikës së shoqëruar me instrumenta dhe asaj a capella
• Dhe një pafundësi elementësh të tjerë që do të donin shumë vënd dhe kohë në krahsim me një detyrë si kjo e jona.

Duke u nisur nga këto premisa, ajo që mund të themi qysh në fillim në lidhje me dy tendencat që prekëm pak në fillim, pra mes tendencës konservative të zhvillimit dhe asaj të sjelljes së elementëve të rinj në krijimtarinë folklorike është se kemi një rezultat të kënaqshëm, një ekuilibër që shpesh konsiderohet edhe si mekanizmi më i mirë ruajtës i atij laboratori krijues që përbën sofra e madhe e foklorit shqiptar.
Dihet dhe është bërë zakon të thuhet se folklori nuk ka autor apo se është një krijimtari kolektive; kjo deri në një farë mase qëndron, dhe pikërisht deri në atë masë që një individ arrin të ndryshojë dicka në një krijim të cilin ai fillimisht ka për detyrë vetëm ta transmetojë tek dëgjuesit ashtu siç e ka marrë prej të tjerëve.
Por pikërisht këtu fillon një fazë tjetër: ky individ ndryshon nga paraardhësi i tij dhe po ashtu, ai mund të mos ketë kujtesë të mirë muzikore (d.m.th. melodike, apo ritmike, apo harmonike) dhe si pasojë mund të ndryshojë diçka në njërin prej këtyre elementëve bazë muzikor.
Pse e veçuam kujtesën e këtij individi dhe nëse ajo është kaq e rëndësishme atëhere mungesa në këtë fushë mund të konsiderohet një faktor pozitiv dhe jo frenues për procesin e evoluimit muzikor në kohë?

Kërkojmë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: dihet mirë se në rastin e një kulture muzikore të pa kultivuar, pra që nuk shkruhet, por që transmetohet nga brezi në brez vetëm në sajë të kujtesës kolektive (ja edhe premisa pse folklori quhet edhe art kolektiv) transmetimi i një mendimi të ri, ruajtja e qoftë edhe e një elementi të vetëm të ri bëhet në dy mënyra:

1. përsëritja e vazhduar identike e një bulëze tematike në mënyrë që të mbahet mënd
2. përsëritja me një element të ri të ndryshuar, jo thelbësor

Në fakt, mënyra e parë krjon teknikën konservative dhe e dyta, variacioni, krijon bazën e një krijimi të ri.
Ku do ta kishte më të lehtë i pari dhe ku i dyti për të gjetur një terren të përshtatshëm zhvillimi në një shkallë të tillë sa të rrinte të krijonte edhe tendencë dhe madje shkolla të vërteta krjiuese?

Teknika dhe krijimi i tipologjive

Për të hyrë në këtë fushë, duhet të kujtojmë disa nga premisat e parashtruara në fillim:

• faktin që mes morisë së pafundme të ndryshimeve të gjetura në korpusin e madh folklorik dallojmë megjithatë dy ndarje të mëdha, që respektojnë gjeografinë e dy ndarjeve të mëdha krahinore, Gegëria dhe Toskëria dhe shoqërimi i kësaj ndarjeje edhe në dy stile po aq të mëdha: monodia dhe polifonia dhe respektivisht instrumentale në veri dhe a capella në jug. (natyrisht, këtu për efekt studimi do të jemi pak sektarë dhe lëmë mënjanë me qëllim edhe format e tjera të ekzistencës së folklorit alternativ në të dyja krahinat).
• faktin që të dyja ato reflektojnë dy mënyra jetese të detyruara nga shkaqe ekonomike dhe të mbijetesës, por edhe të historisë dhe marrëdhënieve me fqinjët, pra jetë më vetmitare në veri dhe jetë më kolektive apo sociale në jug.

Po t’i rikthehemi pyetjes së fundit, pra se ku do ta kishte më të lehtë teknika e parë, ajo e përsëritjes së pandryshueshme të një mendimi muzikor dhe ku e dyta, pra ndryshimi, variacioni, do të na çonte në një përgjigje sempliciste: në jug do të ishte më e lehtë përsëritja, në veri variacioni.
Por kjo nuk e shpjegon të gjithë larminë e formave dhe intonacioneve që ndeshim si në jug ashtu edhe në veri. Për këtë do të na ndihmonte fakti që ekzistenca e muzikës qytetare në të dyja ndarjet e mëdha tregon jo vetëm konservatorizëm, por edhe ndryshim dhe risi.
Megjithatë, për këtë argument të ri do të thonim se muzika burimore në jug është polifonia, kurse muzika burimore dhe pa influenca në veri është stili monodik recitativ i shoqëruar me instrument. Pjesa tjetër e folklorit është rezultante e marrëdhënieve të tij me fqinjët apo e importimit të imponuar të strukturave intonative, formave dhe instrumentave që ndodhi p.sh. me shfaqjen e muzikës së ahengut, rezultat i marrëdhënieve tregtare me Turqinë gjatë 5 shekujve të sundimit otoman të vëndit.
Pra, duke iu rikthyer argumentit tonë, strukturat që e dëshmojnë më mirë karakterin konservativ të muzikës burimore, autoktone foklorike të vëndit tonë janë ndarjet e mëdha, polifonia dhe monodia.
Por ç’ndodh me polifoninë? Si shpjegohet që ajo ka ardhur deri në ditët tona e paprekur nga tendencat moderne që janë shfaqur me shumicë në pjesën tjetër të folklorit shqiptar? (Këtu kemi parsysh formimin e formacioneve orkestrale popullore në veri ku nuk ka qënë traditë si orkestrat e Pukës apo Rrëshenit, muzikën qytetare në Shqipërinë e Mesme, serenatën korçare apo jaret e Shkodrës).

Këtu hyjmë në thelbin e asaj që donim të shpjegonim: duke vendosur edhe njëherë përballë muzikën polifonike të jugut me monodinë e veriut vemë re:

• e para është rreptësisht vetëm vokale, e dyta rreptësisht e shoqëruar nga një instrument, çiftelia apo lahuta
• e para është polifoni, pra shumë zëra, e dyta është monodi, pra vetëm një zë

Pyetjes se ku do ta kishte më të lehtë ruajtja e traditës kreative, do t’i përgjigjeshim përsëri njëlloj: në jug, muzika polifonike ka një strukturë më të ngarkuar formale: ngrehina formale ku kemi një marrës, një pritës një kthyes dhe shoqërimin e grupit, pra ISO e famshme labe, janë të prira të lëvizin me vështirësi ndaj ndryshimit. Kjo ngrehinë madhështore bazohet në lëvizjen e kombinuar të zërave dhe në kontrapuntin e tyre. Do të ishte shumë më e vështirë për njërin prej këtyre elementëve ekzekutiv të merrte përsipër të sillte një novitet në fushën e krijimit pasi ngrehina reziston dhe ai do të duhej të kishte konsensusin e të gjithë përbërësve. Por ne dijmë që ky proçes, marrëveshja, ndodh në artin e kultivuar ku pranohet individualizmi i një krijuesi dhe bindja e të tjerëve se duhet të ekzekutojnë partiturën e paraqitur prej tij.
Por ne pranuam se arti folklorik është kolektiv dhe proçesi i krijimit të tij është jo i pregatitur, pra jo i paramendur. Proçesi i krijimit, sidomos në muzikë është improvizativ, ai ndodh në kohë reale dhe pikërisht për këtë shërbehet nga përsëritja e mendimit muzikor për të përforcuar të renë që sjell për momentin e caktuar. Krijimi i tipologjisë së këngëve labe ka ndodhur natyrisht në një kohë shumë të gjatë, por fakti që ajo edhe sot reziston ndaj çdo presioni që bën koha moderne me të gjitha format e saj të komunikimit tregon se struktura tashmë është gati fosilizuar dhe nuk pranon ndryshime, përveç atyre që shfaqen në përmbajtjen e tekstit.
Në të kundërt, një këngëtar i veriut, duke qënë vetë objekt dhe subjekt i krijimit të tij, e ka më të pranueshme që të sjellë elementë të rinj në refleksionin e tij ndaj ngjarjeve dhe përthyerjen e tyre në laboratorin e tij krijues. Shumë shumë ai do të bëjë një kompromis por gjithmonë me veten e vet, askush në proçesin e krijimit real nuk ka mundësi t’i ndërhyjë dhe t’i pranojë ose jo elementët e rinj që ai sjell në mënyrë instinktive. Kjo hapje e lejon madje të bashkohet më vonë edhe me të tjerë, në krijimin e një modeli të ri me dy instrumenta apo më vonë, nën modelin e orekstrave ruse të balalajkës, të krijimit të simotrës së saj me bazë familjen e instrumetnave kordofonë të veriut.
Megjithatë edhe në këtë trung të madh të muzikës monodike kemi modelin e tipologjisë që po ashtu si edhe në polifoninë e jugut ndihmon ligjërimin muzikor të ruajë të njëjtin strukturë formale apo intonative duke sjellë deri në ditët tona dëshminë e një arti të qëndrueshëm në kohë dhe hapsirë.
Nga ana tjetër, fakti që tashmë qysh prej mbi një shekulli studjuesit e muzikës e kanë shkruar këtë strukturë me nota, ka sjellë edhe rrezikun që ta ndryshonin, qoftë nga pamundësia e transkiptimit besnik, qoftë nga ngasja për të ndryshuar që është kaq e fortë tek një muzikant. Kjo e bën këtë muzikë folklorike pronë edhe të kompozitorëve, të cilët kanë përdorur elementë të veçantë të saj në krijimet e tyre me frymëzim etnik.

Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

6 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Mar 05, 2009 9:05 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar

jashaaaaaaaaaaa jashaaaaaaaaaaaa

Shiko profilin e anëtarit

7 Origjina e polifonisë popullore shqiptare prej Thu Mar 05, 2009 10:14 pm

“Mbi origjinën e polifonisë popullore shqiptare, dëshmi të reja mbi këtë pasuri të kulturës shpirtërore botërore”

Prof. As. Dr. Vasil Tole
Rëndom pohohet se degët e tjera të artit, si muzika arqitektura, skulptura e piktura, nuk kanë qënë të panjohura në Shqipëri, dhe në disa kohë patën arritur shkallën më të lartë sikurse na e vërtetojnë sot gërmimet arkeologjike[1]. Megjithë ngjyrimet romantike që mbart citimi i mëposhtëm, thuhet se në kohët e vjetra “… shqiptarët i kushtuan perëndisë së muzikës qytetin e Apolonisë” dhe se akoma “…banorët e atyre viseve mbajnë emrin Myzeqarë”[2]. Sipas Konicës: një herë është shprehur një mendim se muzika polifonike mund të ketë buruar në Shqipëri , ku vizituesit italianë nuk kanë mundur të mos vërejnë këtë veçori[3] etj. Edhe më tej gojëdhëna të ndyshme për mitizimin e muzikës nga ilirët na janë bërë të njohura prej autorëve të antikitetit[4]. Një ndër këto gojëdhana është edhe ajo që lidhet me vdekjen e Panit të Madh. Sipas Plutarkut[5], një anije njoftoi vdekjen e Panit pranë liqenit Pelod (liqenit të Butrintit), dhe pas kësaj u dëgjuan vajtime në grup, sikur shumë qënie të vajtonin së bashku. Ende nuk dimë se pse gojëdhana i referohet liqenit të Butrintit, por mendojmë se e qara polifonike do të ishte requiemi më i plotë për vdekjen e shumë te shquarit Pan.

Duke vazhduar me dokumentat që na vijnë prej arkeologjisë sonë muzikore, do të përmendja edhe një unazë të shek. XV para erës së re, në gurin e së cilës është gdhendur figura e Panit brinoç me këmbë dhie, duke i rënë një vegle frymore me dy tyta të bigëzuara[6]. Nga këto dëshmi provohet gjithashtu edhe ekzistenca e instrumentave polifonikë qysh në ndërtim si p.sh tipi i fyellit të dyfishtë që dokumentohet në Shqipërinë Jugperëndimore, në Apolloni, që në shek. VI-V p.e.re dhe në luginën e sipërme të Vjosës në shek. IV-III p.e.re.[7] etj. Gjithashtu theksohet fakti se ekzistenca e polifonisë sot tek arbëreshët në Itali, provon se në shek. XIV-XV, kohë kur ata emigruan, polifonia ishte një relitet muzikor i pranuar nga të gjithë në Shqipërinë e Jugut.

Ende, në pamundësi të dokumentimit të fenomenit sonor të polifonisë sonë në kohët e vjetra, mund të themi se ekzistenca në folklorin muzikor polifonik e disa gjinive si. p.sh në këngën polifonike me origjinë mitologjike apo në “vallet rituale”, mund të provojë se polifonia ka qënë bashkëudhëtarja muzikore e përhershme e gjinisë. Në këtë tip kënge të bien në sy, si një shtresim i lashtë me prejardhje mitologjike, një varg thirrjesh që sjellin jehonën e praktikave ritualo-magjike, të lashta. Si shembull mund të përmendim të tilla formula stereotipe të fillimit të këngëve: “Oj lia oj”, / Vaj lia vaj/ Vaj duduk vaj![8]; etj. Këtu një vend të posaçëm do t’i kushtonim edhe baladave por dhe këngëve historike të cilat këndohen dhe vallëzohen[9] në polifoni. Ndër më tipiket kemi këngën e Dhoqinës e cila gjendet në një zonë të gjerë që përfshin Durrësin, Gramshin, Pogradecin (gjurmë të saj i gjejmë në Korçë), Përmetin, Libohovën, Gjirokastrën, Beratin, Fierin, Vlorën, Sarandën, Çamërinë[10]; si dhe këngët polifonike “Skënderbeu trim me fletë”[11] dhe ajo e “Gjorg Golemit”[12] etj.

Në kulturën popullore jugore janë ruajtur edhe një varg elementësh të tjerë, jo muzikorë, që vijnë nga e kaluara e largët dhe shumë e largët e këtyre trevave. Kështu nga fusha e veshjeve mund të përmendim fustanellën e burrave, e cila ka pasur përdorim të gjerë në të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, e sidomos në Iliri e në Epir. Ajo është e dëshmuar arkeologjikisht, që në shek. V-të p.e.s nga një figurinë e gjetur në Maribor të Sllovenisë, e pasuar nga figura e një burri të paraqitur në një gur varri të shek. III-të, të gjetur në Smokthinë-Mesaplik të Vlorës, nga një terrakotë e shek. IV, e gjetur në Durrës etj. Nga këto zona, përveç fustanellës mund të përmendim se është ruajtur deri në fillim të shek. XX, një nga tipet më të vjetra të veshjeve për gra që është kostumi më këmishë të gjatë e dy futa, njëra përpara e tjetra prapa. Në këto troje është dëshmuar arkeologjikisht edhe përdorimi i “dalmatikës” ilire, që kishte formën e një këmishe të gjatë e me mëngë, si ajo që mban mjeshtri i paraqitur në një gur varri të gjetur në Drashovicë të Vlorës dhe që i përket shek. II-të. Edhe në një tjetër gurr varri të shek II-III, të gjetur në rrethin e Korçës, janë paraqitur dy farkëtarë të veshur me “dalmatika”. Tjetër element i lashtë ilir në këtë lëmë janë edhe opingat e thjeshta me retra[13]. Gjithashtu, uniteti i tipareve të përbashkëta antropologjike prej ilirëve tek shqiptarët e sotëm jugorë, janë tregues i vazhdimësisë biokomunikative dhe sprovë e përdorimit të materialit antropologjik si burim historik[14] etj.

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

8 vazhdimi polifonise prej Thu Mar 05, 2009 10:15 pm

Ajo ç’ka duhet theksuar përsa i përket studimit të polifonisë, lidhet me faktin se muzika popullore polifonike shqiptare ishte fare e pastudiuar deri para viteve ’40 të shek.XX, sepse “… para çlirimit të atdheut askush nuk merrej në vendin tonë me studime muzikologjike, prandaj nuk trashëguam nga e kaluara asnjë farë literature shkencore”[15]. Arsyet rreth kësaj mund të jenë nga më të ndryshmet, por deri më atëhere vetë folklori shqiptar si fenomen më i gjerë nuk ishte bërë ende objekt i plotë studimi, e për më tepër polifonia e cila ende sot ngelet nga dukuritë me elitare të folklorit tonë muzikor. Kuptohet se për të studiuar polifoninë nuk është njësoj, fjala vjen si të studiosh poezinë popullore e cila ka vite që është dokumentuar (pa ja ulur vlerat kësaj të fundit), sepse vetë polifonia, proçesi i shqyrtimit të saj mpleks probleme dhe vështirësi nga më të shumtat. Ky konstatim gjithsesi nuk mohon se nuk ka patur prekje dhe lokalizim të saj në rrafshin teorik si një dukuri specifike e traditës popullore shqiptare.

Megjithëse pa ekzistencën e punimeve të mirëfillta mbi polifoninë popullore, ka ekzistuar një interes i përgjithshëm rreth këndimit muzikor shqiptar me shumë zëra, i shfaqur në punime të ndryshme, qofshin këto letrare, të arteve pamore apo dhe të fushave të tjera të dijes, i cili me sa kemi mundur ne të hulumtojmë deri më sot, datohet qysh në dhjetvjeçarët e parë të shek. XVIII. Më poshtë, në rend kronologjik do të paraqesim punën e autorëve shqiptarë dhe të huaj të cilët kanë përmendur në veprat e tyre (të botuara brenda apo jashtë Shqipërisë), fenomenin e polifonisë popullore, si dhe të gjitha ato kujtime, vizita dhe përshtypje për Shqipërinë, së bashku me krijimtarinë poetike folklorike gojore, një pjesë e madhe e së cilës lidhet me këndimin polifonik edhe sot e kësaj dite. Ky interesim buronte dhe ishte i lidhur me faktin se “… Shqipëria mesjetare kish një pamje të një vendi të ashpër malor, të një zone tipike “strehimi e reliktesh”, ku ruheshin tipare arkaike të kulturës lëndore e shpirtërore e të organizimit shoqëror”[16].

Kryekreje, një të dhënë të rëndësishme për konstatimin e të kënduarit polifonik në jug të Shqipërisë na i jep Evlija Çelebi Sejjahatnamesi, në udhëpërshkrimet e tij të viteve 1660-1664. Ai shkruan se “… gjirokastritët kanë edhe një zakon tjetër të çuditshëm: vajtojnë njerëzit qi kanë vdekë deri shtatë a tetëdhjetë vjet përpara. Çdo të Diellë gjith far’ e fisi i të vdekunit mblidhen në një shtëpi dhe bajnë përshpirtje për të ndjerin tue mbledhë vajtuese me pagesë të cilat qajnë e vajtojnë me dhimje të madhe, me za të naltë e të mallëngjyeshëm tue derdhë lot si rrëke. Në këtë ditë në qytet nuk mund të qëndrojë njeriu nga poterja e zhurma e vaktueseve. Unë e pagëzova Gjirokastrën “qyteti i vajtimit”[17].

Nga autorët shqiptarë përmendim afreskun e pikturuar nga piktori David Selenicasi rreth vitit 1715, i cili gjendet në manastirin “Laura e Madhe, kapelja e virgjëreshës Kukuzelisa”, në Malin Athos. Afresku paraqet katër gra duke kërcyer të shoqëruara nga një formacion me vegla i përbërë nga dy vegla aerofone dhe dy kordofone. Sipas F.Hudhrit[18], në këtë punim vihet re trajtimi jetësor i figurave, duke “shkelur” dogmat e diktuara nga kanonet bizantine.

Paskëtaj kemi një fjali të vetme të shkëputur nga vepra e Marie WORTLEY-MONTAGU, “Letters and Works”, në të cilën ajo pas vizitës në Shqipëri më 1817, shkruan për shqiptarët se: “Ata të gjithë janë të veshur dhe të armatosur me paratë e veta, ca burra zakonisht lakmitarë, të veshur në pëlhurë të pastër të bardhë, duke mbajtur pushkë tepër të gjata, të cilat i mbajnë mbi supe sikur të mos ndjenin peshën e tyre, me prijësin që ia jep një këndimi të ashpër, jo të pakëndshëm, dhe me të tjerët, që përbëjnë korin”[19]. Gjurmë të polifonisë në artet pamore gjejmë gjithashtu edhe në dy afreske të pikturuar po nga piktorë shqiptarë në vitin 1744. I pari afresk paraqet një bari të vogël duke i rënë fyellit i pikturuar nga Konstandin Shpataraku në kishën e Shën Thanasit në Voskopojë, ndërsa i dyti punë e Zografëve paraqet dy barinj, ku i dyti në sfond, i shoqëruar nga tufa e bagëtive i bie gjithashtu fyellit në një sfond tipik.

Nga veprat e F.C. POUQEVILLE “Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie (pedant les annees 1789-1801), kemi këtë konstatim për vallen e kënduar polifonike kur thotë se “… këta banorë të maleve Akroqerame e bashkojnë këtë valle me këngë, që vijnë që nga shekujt famëmadhë të Skënderbeut dhe e përdorin për të qortuar qullosjen e osmanllinjve”[20]. Në veprën tjetër “Voyage de la Grece”, të botuar më 1826, veç të tjerash, ai shpjegon efektin që i la këndimi i një kënge të dëgjuar pranë Lukovës me fjalët: “… shqiptarët këndonin me një zë aq të fortë sa të ç’ponte veshët”[21], që ne mendojmë se nuk është gjë tjetër veçse këndimi së bashku në grup i një kënge polifonike.

Personalisht mendoj se përshkrimi më i saktë letrar i fenomenit të polifonisë popullore shqiptare, gjendet në veprën e J.C. Hobhouse “A journey through Albania and other provinces of Turkey during the year 1809-1810”. Duke përshkruar mbrëmjen e një dite bashkë me ushtarët që ei shoqëronin, në Salora pranë Janinës, ai shkruante “… one man sung or rather repeated in loud recitative, and was joined in the burthen (burdon-shënimi ynë) of the song by the whole party. The music was extremly monotonous and nasal; and the shrill scream of their voices was increased by each puttinghis hand behind his ear and cheek as a whipper in does when rating hunds, to give more force to the sound. They also dwelt a considerable time on the last note (as long as their breath would last), like the musicians of a country church. One of the songs was on the taking of Prevesa, an eploit of which the Albanians are vastly proud, and there was scarcely one of them in which the name of Ali Pasha was not roared out and dwelt upon, with peculiar energy”[22].

Konstatim të polifonisë gjejmë edhe në veprat letrare me karakter autobiografik. Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824), në veprën e tij “Çajld Haroldi”, mes të tjerash jep edhe këtë poezi mbresëlënëse të ndërtuar mbas dëgjimit dhe efektit sugjestionues të valles së kënduar polifonike:

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

9 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Mar 05, 2009 10:15 pm

71 Në zall të shtruar ndritën zjarret natën,

darka mbaroi, vjen rrotull verë e kuqe;

Dhe kush u ndodh atje pa pritur gjë,

Ju muar mentë fare nga ajo pamje;

Se sa pa shkuar orëz e mesnatës,

Përcjellësit ia nisën këngës tyre;

Çdo Palikar e flaku tutje shpatën

Kërcyen dorëpërdorë njëri pas tjetrit,

Me këngë apo vajtim u drodhën fustanellat.



Vlerësime më të përgjithshme për këndimin polifonik të jugut dhe atë të arvanitasve kemi edhe nga Henry HOLLAND, në veprën e tij “Travels in the Ionian isles, Albania, Thessaly during the years 1812-1813”[23]. Një e dhënë mjaft interesante për konstatimin e iso-polifonisë në gjysmën e parë të shek. XIX, na vjen edhe nga udhëtimi në Shqipëri, e konkretisht në Janinë, në periudhën shtator tetor të vitit 1830 i anglezit Benzhamin Dizrael (1804-1881), më pas kryeministër i Anglisë për rreth 12 vjet. Në në nga letrat që i dërgon nga Janina të atit ndër të tjera ai shkruan: “… një natë Mehmet Aga, solli një grup këngëtarësh të cilët kënduan me iso një balladë për vrasjen e Veli Beut dhe rebelëve të tjerë”[24].

Më tej, në artet pamore, do të gjejmë shembuj të tjerë të dukurisë së polifonisë popullore shqiptare. Në këto vite (1820-1840) kemi tre piktorë të huaj dhe pikturat e tyre në vaj me këtë temë. A.Deka (1803-1860) me veprën “Valltarët shqiptarë”, vallen të cilën ata kërcejnë e ka shpjeguar edhe T. S. Huges duke e quajtur “Albanitico” ose vallja kombëtare e palikarëve shqiptarë[25], L.Zherom (1824-1904) dhe K.Udvil (1856-1927), të dy me pikturat e titulluara njësoj: “Shqiptarët që këndojnë”[26].

Në veprën e Ami BOUE “ La Turquie d’Europe” të botuar në Paris më 1840, gjejmë edhe shpjegimet mbi mënyrat e të kënduarit të popujve të ndryshëm. Ndër të tjera ai thotë se “… grekët bile dhe zinzarët (vllehët-shënimi ynë) këndojnë më mirë se sllavët, dhe banorët e Shqipërisë së Jugut janë në mes të tyre”[27]. Nga kolana e mbledhësve dhe botuesve të huaj të folklorit letrar polifonik do të evidentoja ndër ta J.G.Hahn me botimin e “Albanesischen Studien” më 1854, ku zë vendin e saj edhe kënga shumë e njohur e “Urës së Qabesë”[28].

Zef Jubani, (1818-1880) në artikullin e tij publiçistik “Mbi poezinë dhe muzikën shqiptare”, jep ndër të parët një konstatim për muzikën polifonike të Myzeqesë. Ai thotë se banorët e këtyre viseve mbajnë akoma emrin Myzeqarë, që do të thotë njerëz me prirje për muzikën dhe të cilët edhe sot vërtetojnë me fakte këtë cilësim tradicional. Kur shpirti i tyre ndihet i tronditur nga frymëzimi i muzës, shihen si të dehur dhe të mallëngjyer deri në përçartje dhe është atëhere çasti në të cilin improvizojnë këngë mbi shijen martesore, me koncepte shumë të larta dhe të çuditshme, dhe e përshtasin melodinë e ëmbël dhe patetike në mënyrë origjinale. Nga kjo pikpamje këngët e Shqipërisë së Mesme, d.m.th. të Myzeqesë[29], janë më të mirat dhe më të kërkuarat të këtij kombi[30].

Nga mbledhësit shqiptarë të folklorit do të përmendim Thimi Mitkon dhe veprën e tij “Bleta shqiptare”, të përgatitur për botim më 1874. Një vend të rëndësishëm në të krahas folklorit popullor në tërësi, zënë poezitë popullore të këngëve popullore polifonike, të cilat ai i mblodhi “… i pështetur ndë dorëgjerësinë dhe ndë atdhetarinë e bashkëmëmëdhetarëve të mij, shpërenj që, ndë mbledhje të dytë, të jap ndë dritë lëndë më të shumëtë e më të plotë, prej së cilës gumëzhin Shqipëria”[31]. Po kështu edhe Faik Konica, i cili në vitin 1887 thoshte se ajo që do të ofrojë ndoshta një interes të ri, para së gjithash janë vajtimet, trenet, ato gjëmë, kuisje (lamentations) të ritmuara që gratë i improvizojnë mbi varrin e të vdekurve, karakteri antik i të cilave shpesh i ka mahnitur udhëtarët që kaluan andej[32]. Më 1879, kemi A. Dozonin me “Manuel de la langue Chkipe”, ku ndër të tjera do të veçojmë edhe “Zakonet e martesës në Përmet”[33], ku gjejmë për të parën herë shpjegimin rreth këngëve polifonike qytetare të formacionit muzikor polifonik të shairëve-sazet, së bashku me poezitë e këngëve përkatëse etj.

Në parathënien e veprës së tij “Valët e Detit”, të botuar në Sofje-Bullgari më 1908, folkloristi Spiro Dine shpjegon mënyrën sesi mblidhte folklorin nga shqiptarët: “… kudo që gjenja shqiptar do t’i ngarkohesha dhe do t’i lutesha të më thosh sa që dinte. Por eshe për fat të mirë atë kohë, ndodheshin dhe shqiptarë shumë n’Egjypt, nga do të shkonje do të piqnje shqiptarë. Karakollët e Kairos qenë plotë gegë e toskë. Këngët e vallet nukë rreshtnin”[34]. E njëta situatë sa më sipër gjendet edhe tek copa letrare “Kënga”, e shkruar nga Lumo Skëndo në Stamboll më 20.10.1910: “… Meçi, me gjithë të dyzetat e shkuara dhe të pesëdhjetat e afëruara, po mirrte këngën: të tjerët me radhë sicilido pas zërit që kish, po e priste , dhe kështu këng’ e Labërisë po gumëzhinte në këtë dyqan të vogël në mes të të madhit Stamboll”[35].

Në vitet ’30 kemi interesimet e disa kompozitorëve shqiptarë mbi folklorin muzikor polifonik. Thoma Nasi (1892-1964) kompozoi disa vepra me këtë orientim si “E qarë”, “Fyelli i bariut” apo “Katër valle”, ndërkohë që kompozitori Kristo Kono (1907-1991) pretendonte që të krijonte muzikë “… me frymëzim nga folklori i rrethit tonë (Korçës-shënimi ynë V.S.T), veçanërisht të atij të bazuar në shkallën pentatonike, pesëtingujshe. Kisha filluar ta mblidhja këngën popullore e ta studioja strukturën e saj që kur isha në Gjirokastër, si nga ana e melodisë, ashtu edhe nga ajo e polifonisë”[36]. Në vitin 1935, në një artikull që s’ka të bëjë me muzikën, Mehdi Frashëri ka qënë shprehur se “… kur dëgjojmë një këngë lapçe ose toskarçe na bën një farë përshtypje, sepse na sjell ndërmend jetën e kaluar kur ato lloj këngësh ishin në rendin e ditës dhe për ne janë të bashkuara me jetën e shkuar të djalërisë, kujtimi i së cilës na sjell një ngashërim në zemër”[37] etj.

Edhe në Arkivin Qëndror të Shtetit (A.Q.SH), gjenden një seri dokumentash të viteve ’30 të shek. XX që provojnë rritjen e interesimit edhe të shtypit të huaj[38] e të studiuesve të huaj për muzikën popullore shqiptare, e veçanërisht për polifoninë. Në një letër që mban dt. 7 Janar 1930, e dërguar nga Dr. Heinrich Schatz, Innsbruck-Hotting, Riedg. 8, kërkoheshin pllaka gramafoni me muzikë popullore shqiptare për t’i prezantuar ato në një konferencë mbi Shqipërinë që do të mbahej në fund të vitit në Universitetin e Insbrukut[39]. Të njëjtën gjë kërkonte edhe një studiues gjerman[40] i folklorit dhe çeku Artus Çernik[41], më 1931. Në vitin 1934 mësojmë “…mbi vizitën zyrtare të një muzikanteje amerikane për të studiuar muzikën shqiptare”[42] dhe më 1935 kemi një korespodencë të tërë të M.P.Jashtme me legatat shqiptare në Athinë dhe Paris lidhur me interesimin e studiuesve francezë për muzikën dhe këngëtarët popullorë shqiptarë. Në këtë vit, “Institut International de Cooperation Intellectuelle” - Paris, kërkoi bashkëpunim nga shteti shqiptar që këtij instituti t’i dorëzohej një dokumentim i plotë mbi muzikën dhe këngët popullore të Shqipërisë, i cili do të zinte vend në enciklopedinë botërore “Musique et Chanson Populaires”[43], gjë e cila nuk u realizua. Më 1939 botohet në shtypin shqiptar artikulli i J. Arbatskit “Muzika në Shqipëri”[44] etj.

Mbi traditat dhe folklorin muzikor shqiptar në përgjithësi, në dhjetvjeçarët e parë të shek. XX, interesim kanë shfaqur edhe shoqëritë e huaja kinematografike[45] të cilat kanë realizuar shumë filma dokumentarë në të cilët zbulojnë pasurinë etnografike dhe etnomuzikore të shqiptarëve. Të parët vëllezërit Manaki më 1906 kanë regjistruar filmin “Lojna e kostumeve popullore” si dhe kanë bërë xhirime të kësaj natyre edhe në Korçë, Përmet, Këlcyrë e Janinë. Më 1913 amerikani William Hovard xhiroi në Shqipëri zakone, tradita e kostume popullore. Shoqëria gjermane “Kabinetfilm” xhiroi më 1932 një film dokumentar me zë që shoqërohej me muzikë origjinale popullore. Më 1936, regjizori gjerman Karl Gelberman xhiroi filmin “Nje udhëtim ëndëronjës nëpër Shqipëri”, me pamje nga Korça, Ohri etj. ku jepeshin edhe pamje të kostumeve e zakoneve dhe valle e këngë popullore. Këtu përmendim edhe filmin e gjatë dokumentar “Vëllamët”, të xhiruar përsëri nga gjermanët, të mbushur me legjenda e folklor. Më tej kemi një film të “Luce”-1940, ku jepen edhe një grup vajzash hoçishtare të veshura me kostume popullore etj.

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

10 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Mar 05, 2009 10:16 pm

Përmendje dhe analizim më të plotë të fenomenit muzikë popullore polifonike do të hasim në vitin 1939, tek punimi i Prof. Çabejt “Për gjenezën e literaturës shqipe” botuar tek revista “Hylli i Dritës”, shkrim i cili e prek dhe lokalizon gjerazi dukurinë polifonike, pa pretenduar analizimin ngushtësisht teknik-muzikor të saj. Një konsideratë të përgjithshme për polifoninë, për mendimin tonë shumë të saktë, na jep përsëri Faik Konica kur shkruan më 1939 se “… vetë këngët janë të trishtueshme dhe monotone, por janë shembull i vetëm i muzikës së vjetër folklorike me pjesë të ndryshme këndimi, derisa në vende të tjera këngët popullore këndohen me harmoni. … Këngët rëndom ndahen në tri pjesë: derisa dy burra këndojnë me zëre krejtësisht të ndryshëm, ndonëse gjithsesi të ndërthurur, grupi ia mban një sostenuto-je të ngjashme me point d’orgue”[46]. Vazhdojmë me Mitrush Kutelin, i cili më 1944 pasqyroi poezitë e këngëve polifonike tek “Këngë e britma nga qyteti i djegur”, shoqëruar kjo me ndonjë transkiptim të thjeshtë tek botimi muzikor “Lyra shqiptare” i Pjetër Dungut më 1940 etj. Pra, deri në vitet ’40 të shek. XX, megjithëse pa patur studime të mirëfillta si dhe transkiptime muzikore me objekt muzikën popullore polifonike, vetë polifonia ishte një univers muzikor i cili shtrihej nga lindja deri në vdekje të shqiptarit jugor, e si e tillë ajo e ishte prezente në të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e tij.

Studimi i parë mbi polifoninë tonë popullore është shkruar nga studiuesi Ramadan Sokoli në vitin 1959, me titullin “Polifonia jonë popullore”, fillimisht botuar më vete[47], e më pas si një pjesë e librit të tij “Folklori Muzikor Shqiptar”[48], Tiranë 1965. Megjithëse gjithshka përfshihet atje është veçse disa faqe, piketat e para të studimit të polifonisë sonë popullore u ngulën me këtë vepër. Me pak fjalë aty jepet shtrirja gjeografike e të kënduarit polifonik, veçoritë e ndërtimit të shumëzërëshit, shkallët pentatonike të polifonisë jugore dhe të dhëna të tjera me interes rreth saj, së bashku me disa transkiptime të muzikës popullore polifonike. Në këtë botim mbi foklorin muzikor shqiptar, në pikëpamje të klasifikimit, polifonia zë vendin qëndror, dhe trajtohet krahas dukurive të tjera të folkut tonë.

Gjithë koha pas veprës së parë në studimin e polifonisë vlejti për lëvrimin e djerrinës në këtë lëndë, pra si me thënë në rrokjen e gjithë hapësirës në fjalë. Nisur nga ky terren bosh, studimet u thelluan sa në konstatimin e saj e po aq në specifikimet e dukurisë. Në këtë mënyrë u bë e mundur që harta e piketave të shtohej dikë përfshirë në të gjithë hapësirën etnomuzikore jugore, e cila sot konturohet si sipërfaqja gjeografike natyrale e ekzistencës së polifonisë sonë. Pas kësaj vepre pionere jo vetëm përsa i përket studimit të polifonisë, por më gjerë edhe të folklorit muziko-letrar shqiptar, pati një rritje graduale të interesit të studiuesve rreth dukurisë së polifonisë popullore shqiptare. Këtu do të përmendja shumë artikuj shkencorë të shkruar mbi polifoninë[49] vokale e atë me vegla, monografinë e Beniamin Krutës “Polifonia dy zërëshe e Shqipërisë së Jugut” dhe atë të Spiro Shitunit “Polifonia labe” të botuara më 1989, si dhe shumë botime me transkiptime muzikore polifonike[50] etj. Si tendencë kryesore e punimeve të etnomuzikologjisë sonë, në studimin e polifonisë në këto vite, ka qënë kalimi “nga totali në detaj”, ç’ka do të thotë me fjalë të tjera analizim i polifonisë popullore edhe në rrugë ngushtësisht teknike.

Në këto vite reflektime të veçorive të polifonisë sonë popullore, si zakonisht, nuk kanë kaluar pa u pasqyruar edhe në muzikën profesioniste shqiptare të viteve 1950-1990 ashtu dhe në veprat e letërsisë sonë. Kompozitorët shqiptarë si Çesk Zadeja (1927-1997), Feim Ibrahimi (1935-1997), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1992), Kujtim Laro, Shpëtim Kushta, Limoz Dizdari, Aleksandër Peçi, Thoma Gaqi, etj. gjetën tek muzika popullore polifonike një nga burimet ku u përqëndrua interesi i tyre krijues. Kur flasim për interes krijues të kompozitorëve shqiptarë mbi lëndën muzikore popullore, kuptojmë atë brez krijuesish të specializuar që nuk komunikojnë me lëndën folklorike vetëm si profesionistë, por edhe të lidhur ngushtë gjenetikisht me të, në një farë mase si produkte artistike të saj[51]. Vetë krijimtaria muzikore ka provuar se integrimi i polifonisë popullore si fenomen ashtu edhe i strukturës së saj në veprat e muzikës kulte, ka sjellë një risi për vetë këtë muzikë pasi “… tradita muzikore shqiptare është vazhdë e një harmonizimi të natyrshëm midis përpjekjeve të shumë muzikantëve me përgatitje të ndryshme dhe burimeve të kulturës muzikore popullore…”[52]. Kjo marrëdhënie vazhdon ende edhe në proçesin krijues dhe veprat më të reja të krijuara nga kompozitorët bashkëkohorë shqiptarë të pas viteve ’90 si Vasil S.Tole, Ermir Dergjini, Fatos Qerimi, Endri Sina etj.

Nga pasqyrimi në letërsinë shqiptare[53] i dukurisë së iso-polifonisë, do të përmendja romanin "Kush e solli Doruntinën" të Ismail Kadaresë ku “… gjejmë të pasqyruar jo vetëm riprodhimin e një prej dukurive më domethënëse të etnomuzikës shqiptare, të polifonisë në vajin e grave, por dhe shpjegimin e gjendjes muzikore me një tjetër "partiturë". Më poshtë kemi një skemë të përafërt grafike të linjave muzikore të 4 vajtojcave:



Vajtimi i vajtojcave Karakteristikat vokale



Zëri I (këndon) zë i dridhshëm

Zëri II (këndon) zë akoma më i dridhshëm

Zëri III (këndon) ligjërim

Zëri IV (këndon) vajtim



Pas polifonisë së plotë në të katër zërat (skema më lart e formuluar nga ne sipas specifikave të dhëna në tekstin letrar), vijohet me një ndërlikim të formulës, e cila qëndron në marrëdhënie më specifike fillimisht mes zërit të I e atij të III e tipit marrje-prerje; pastaj një diafoni e ndërprerë në mes të zërave IV dhe të I ("... duke ndërprerë njëra tjetrën"), të cilave u shtohet edhe zeri i III, e më tej përfundojnë së bashku për të filluar përsëri. Prirja për të "notizuar" dukurinë e polifonisë popullore, nuk mbetet me kaq. Trajtimi konceptual i lëndës polifonike ka sjellë në veprat e Kadaresë edhe risitë përsa i përket polifonisë si formë. Këtu do të vinim në pah strukturën e romanit "Dimri i madh" i cilësuar si "roman me iso", "roman polifonik", ku çdo gjë në të ndërtohet ashtu si në praktikën e gjallë të të kënduarit popullor ku: "…njëri ia merr këngës, të tjerët rrijnë rreth e rrotull dhe ashtu si njerëzit që i fryjnë zjarrit për ta mbajtur gjallë, ata i mbajnë ison këngës"[54].

Kuptohet se kjo periudhë (1950-1990) është periudha më intensive në studimin e polifonisë sonë popullore dhe në interesimin rreth saj, e pasqyruar jo vetëm në sasinë e verpave dhe artikujve të shkruar mbi të, por edhe tek madhësia e lëndës muzikore polifonike e cila ka qënë dashur të mblidhej, të studiohej dhe të transkiptohej. Në këtë pikë do të shprehnim objeksionet tona për nivelin e transkiptimeve muzikore polifonike të cilat në masën më të madhe të tyre lënë shumë për të dëshiruar, siç do të përshëndesnim punën voluminoze dhe profesionale që është bërë me mbledhjen, regjistrimin dhe ruajtjen e materialit muzikor polifonik në arkivin muzikor të I.K.P dhe në atë të R.T.V-së, dhe aprovimin tonë për të gjitha ato aktivitete muzikore-folklorike të cilat mbështetën gjatë këtyre 50 viteve të fundit gjallimin e polifonisë dhe të grupeve polifonike.

Situata në fushën e studimeve të polifonisë popullore shqiptare u pasurua në momentin kur edhe etnomuzikologët e huaj u ballafaquan me faktin që, studimi i fenomenit të polifonisë popullore në vështrimin më të gjerë të tij nuk mund të kryhej pa faktorin etnomuzikor shqiptar. Ky fakt i cili mund të mos ketë qënë ditur, apo që mund të ketë qënë i nënvlerësuar deri diku në dhjetvjeçarët e parë të shek. XX, më pas orientoi shumë studiues të kombësive nga më të ndryshme për t’u thelluar në domethënien e polifonisë popullore shqiptare si një çelës për shumë nga tezat e tyre.

Kuptohet që në rradhë të parë interesimi të vinte nga etnomuzikologë të vendeve të Ballkanit por dhe më gjerë[55], nisur nga fakti se “…në muzikën popullore shqiptare janë ruajtur deri në kohën e sotme forma dhe praktika të vjetra të cilat lejojnë të bësh konkluzione mbi shkallë të hershme zhvillimi”[56]. Është një fakt i pamohueshëm që interesimet e drejtpërdrejta të studiuesve të huaj mbi polifoninë muzikore popullore shqiptare nisën me kryerjen e ekspeditës së parë shqiptaro-gjermane në vitin 1957[57]. Si rezultat i publikimit të këtyre regjistrimeve së bashku me përcjelljet studimore përkatëse, publikime në shumë prej organeve të rëndësishme të etnomuzikologjisë evropiane e më gjerë, startoi një “erë e re” në fushën e studimit të polifonisë muzikore popullore shqiptare. Në këto vite edhe vetëm p.sh për muzikën popullore çame, ka qënë pohuar se “…analiza e saj (muzikës çame-shënimi ynë), mund të japi impuls të gjurmohen-përtej skjarimit të marrëdhënieve të brendshme shqiptare-bashkëlidhjet midis praktikave vokale të grupeve popullore të ndryshme jugballkanikë më tepër se është bërë deri më tani”[58], si dhe për faktin që t’u jepej studimeve krahasuese material i ri “… për sa i perket kompleksit problemor të polifonisë popullore në Evropë”[59]. Megjithatë, megjithë studimet që janë kryer deri më sot, më duket ende i drejtë konstatimi i A.L.Lloyd i bërë në vitet ’60 se folklori muzikor shqiptar ende është më pak i studiuar sesa këngët e eskimezëve apo ato të malësorëve të Guinesë së Re[60].

Përsa i përket regjistrimeve muzikore të polifonisë shqiptare mund të thuhet se ato nuk janë më të hershme. Deri në momentin e regjistrimeve muzikore “… oraliteti ka qënë mënyra e ekzistencës së folklorit dhe mekanizmi themelor i kumtimit të informacionit artitik si në drejtim vertikal, nga njëri brez te tjetri, ashtu edhe në drejtimin horizontal, në përhapjen te bashkohësit”[61]. Nga sa dimë deri më tani, regjistrimet e folklorit muzikor polifonik (vokal dhe atij me vegla) datojnë qysh në dhjetvjeçarët e parë të shek. XX, regjistrime të kryera pranë shoqërive diskografike shqiptare[62] dhe europiane[63] për të vazhduar më pas më intesitet të plotë. Ky është një tregues i faktit se polifonia muzikore popullore më përpara ishte shfaqur si e tillë se sa ishte studiuar. Në këto vite, si rezultat i presionit dhe kërkesave të shtresave të gjera popullore, mjaft shoqëri diskografike perëndimore[64] realizuan në Shqipëri me dhjetra disqe me muzikë popullore polifonike të jugut, ku ndër to u shqua këngëtari Q.A.Ruka[65] si dhe grupi polifonik i bilbilit të bregdetit Neço Muko[66], praktikë e cila në vitet në vazhdim u intesifikua[67] si në shtimin e grupeve polifonike e po aq në afirmimin e liderve të tyre, siç është në vitet ’60, rasti i grupit polifonik tosk të Skraparit me mjeshtrin Demir Zyko[68], apo atij lab të Xhevat Avdallit me grupin e pleqve të Gjirokastrës[69], Dhimitër Varfi me grupin e bregut, Hysen Ruka me grupin polifonik të Smokthinës; në vitet ’70 grupi polifonik i Bënçës[70]; në vitet ’80 ai i Lapardhasë-Vlorë dhe i të “rinjve”[71] në Gjirokastër; në vitet ’90 me grupin lab të Vëzhdanishtit[72] etj.

Një CD me muzikë shqiptare e regjistruar në vitet ’30 në Shqipëri, nga shoqëri të huaja diskografike është duke u përgatitur për të dalë në tregun botëror në mbyllje të këtij 2000 vjeçari[73].





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Abas Ermenji, “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”, fq. 127, Tiranë 1998. Studim i cit. Për më gjerë rreth shqiptarëve shiko dhe Edwin E. Jacques, “The Albanians, an ethnic history from prehistoric times to the present”, Introduction “Who are the Albanians”, fq. XI-XVIII, USA 1995; “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë 1969; “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vol I, Tiranë 1965 etj.

[2]“Antologji e mendimit estetik shqiptar”, 1504-1944, Zef Jubani, “Mbi poezinë dhe muzikën e shqiptarëve”, fq.152, Tiranë 1979. Cituar sipas Vasil S.Tole, “Muzika dhe letërsia”, fq. 43, Onufri 1997.

[3] Faik Konica, “Vepra 2”, fq. 207, Prishtinë 1997. Studim i cit.

[4] Shiko tek Qemal Haxhihasani, “Balada e Tanës dhe disa përkime të saj ballkanike”, fq. 30, tek “Çështje të folklorit shqiptar”, nr. 4, Tiranë 1989. Studim i cit. Njoftimet për muzikën ilire (shënimi ynë) na vijnë nga drejtime të ndryshme. Me mjaft vlerë janë ato që përcillen kalimthi nga veprat e Homerit, Aristotelit, Strabonit, Lukianit, Plutarkut, Tit Livit, Ciceronit, Plinit etj. Me mjaft rëndësi konsiderohen gjetjet e arkeomuzikologjisë mbi “Kultin e Nimfave”, instrumentariumin e gjinisë frymore si bobla, fyejt, surla, bicula, hydraulikoni, lira etj. Për më gjerë shiko dhe R. Sokoli, “Vallet dhe muzika e të parëve tanë”, Tiranë 1971; R. Sokoli, P. Miso “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, kap. “Shikim në të kaluarën”, fq. 23-49, Tiranë, 1991 etj.

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

11 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Mar 05, 2009 10:16 pm

[5] PLUT., De defectu oraculorum, XVII., “Ai thotë se Epitersi, i ati i oratorit Emilian, thoshte se një herë, duke lundruar drejt Italisë, qëlloi ne një barkë të mbushur me njerëz e të ngarkuar me mallra. Një mbrëmje, gjatë lundrimit, era pushoi dhe barka, që kishte mbërritur pranë Ekinadeve, filloi të rrëzonte dhe iu afrua një ishulli të Paksosit (kështu quhen edhe tani ishujt që ndodhen në jug të Korfuzit). Kur shumë udhëtarë po pinin ose sapo kishin mbaruar së ngrëni, nga një ishull i Paksosit u dëgjua papritur një zë që thërriste Thamos. Zëri ishte aq i fortë saqë u habitën të gjithë. Ky Thamosiqe një pilto egjyptian që pakkush nga ata që ishin në anije ia dinte emrin. Ai nuk iu përgjigj as thirrjes së parë, as së dytës, po vetëm së tretës. Atëhere zëri u bë edhe më i fortë e tha: Sa të mbërrish te liqeni Pelod, lajmëro se Pani i madh ka vdekur. Epitersi thotë se të gjithë ata që dëgjuan atë zë mbetën të tmerruar dhe, pastaj, zunë të diskutonin a duhej Thamosi të bënte sa i qe urdhëruar apo më mirë të mos e përfillte atë porosi. Thamosi vendosi që, po ta kishte erën të mbarë, të mos e përfillte fare. Mirëpo, kur arriti barka te liqeni Pelodit, pushoi era dhe deti ra në fashë, dhe atëhere Thamosi, duke u drejtuar nga toka, thirri me zë të lartë se Pani i madh kishte vdekur. Sakaq u dëgjua jo një, po shumë rënkime të thella, sikur shumë qënie të vajtonin së bashku. E meqë shumë njerëz qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, lajmi mori dhenë e arriti deri në Romë. Tiberi, perandori i asaj kohe, thirri Thamosin, e aq përshtypje i bëri tregimi i tij saqë urdhëroi ta gjenin se kush ishte ai Pani. Letrarët, që nuk ishin pak rreth tij, thanë se do të ishte ai që kishte lindur nga Penelopja e Hermesi”. Cituar sipas Ugolini. Luigi M, “Butrinti”, Romë 2000, fq. 80-81.

[6] Ramadan Sokoli, Piro Miso, “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, fq. 27, Tiranë 1991. Studim i cit.

[7] Shiko Beniamin Kruta, “Vendi i polifonisë shqiptare në polifoninë ballkanike”, fq. 13-14, “Kultura Popullore”, 1/1990.

[8] Alfred Uçi, “Mitologjia Foklori Letërsia”, fq. 180, Tiranë 1982. Studim i cit. Për sa më sipër shiko gjithashtu dhe Fatos Arapi, “Këngë të moçme shqiptare”, fq. 72-93, Tiranë 1986.

[9] Për vallëzimin në baladat shqiptare shiko dhe Ramazan Bogdani, “Specifikat e vallëzimit në baladat shqiptare”, fq. 162-167, vallja e kënduar polifonike “Qënkëshin tre vëllezër zënkëshin të ndërtojnë një urë”, tek “Çështje të folklorit shqiptar” - 3.

[10] Shiko dhe Fatos Arapi, “Këngë të moçme shqiptare”, fq. 69, Tiranë 1986.

[11] Për këtë shiko Ramadan Sokoli, “Figura e Skënderbeut në muzikë”, fq. 19, Tiranë 1978.

[12] Për këtë shiko Beniamin Kruta, “Polifonia dy zërëshe e Shqipërisë Jugore”, fq. 57, Tiranë 1989.

[13] Për më gjerë shiko Andromaqi Gjergji, “Veshjet shqiptare në shekuj”, kap. IV, Tiranë 1988. Shiko gjithashtu Andromaqi Gjergji “Mbi origjinën dhe lashtësinë e disa elementeve të veshjeve popullore”, fq. 133-143, tek “Shqiptarët dhe trojet e tyre”, Tiranë 1982; A. Gjergji, “Elemente të përbashkëta të veshjes së fiseve ilire dhe vazhdimësia e tyre në veshjet tona popullore”, tek “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë 1969; A.Gjergji, “Të dhëna mbi veshjen në Shqipëri në shek. XIV-XV, tek “Studime historike”, nr. 4, Tiranë 1967; A.Gjergji, “Vështrim historik mbi veshjet në Shqipëri”, tek “Etnografia shqiptare”, VII, Tiranë 1975; A.Gjergji, “Specifika etnike në veshjet popullore”, tek “Simpozium kushtuar problemeve të Festivalit Folklorik të vitit 1978”, Tiranë 1980 etj.

[14] Për më gjerë shiko dhe Aleksandër Dhima, “Gjurmime antropologjike për shqiptarët”, fq. 11, 34, 43, 203, 229, 231, 235, Tiranë 1985.

[15] Ramadan Sokoli, “Gjurmime folklorike”, fq. 425, Tiranë 1981. Për më gjerë shiko edhe Ramadan Sokoli, “Mbi traditat tona muzikore”, Nëntori, 9/1965.

[16] Aleks Buda, “Vendi i shqiptarëve në historinë evropiane të shekujve VIII-XVIII”, tek “Shqiptarët dhe trojet e tyre”, fq. 6, Tiranë 1982.

[17] Evlija Çelebi Sejjahatnamesi, “Shqipnija para dy shekujsh”, përkthyer nga Sali Vuçiterni, Tiranë 1930, fq. 39.

[18] Ferid Hudhri, “Shqipëria dhe shqiptarët në vepra të piktorëve të huaj”, fq. 50, Tiranë 1987.

[19] Marie Wortley-Montagu, “Letters and Works” letra XXX nga Adrianopoja, dt. 1 Prill 1717, drejtuar abatit x, fq. 291, London 1861.

[20] F.C. Pouqueville, “Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie (pedant les annees 1798-1801), fq. 277, Paris 1805.

[21] F.C. Pouqueville, “Voyage de la Grece”, Tom. I-er, fq. 95, Paris 1826.

[22] J.C. Hobhouse “A journey through Albania and other provinces of Turkey during the year 1809-1810”, letter III, p. 35, London 1813.

[23] Vepra është botuar në Londër në vitin 1815. Për më gjerë shiko fq. 79-80.

[24] Auron Tare, “Udhëtim i panjohur i ish-kryeministrit anglez në vendin e shqiponjave”, tek revista “KLAN”, 5 shkurt 2001, fq. 32.

[25] Tek T. S. Huges, “Voyage en Janina en Albanie”, Vol. 2, fq. 29, Paris 1828. Ja teksti i plotë: “U kënaqëm edhe më shumë me llojet e tjera të dëfrimit, që për bëheshin nga Albanitico, ose vallja kombëtare e shqiptarëve, lozur nga disa prej gardianëve më të shkathët të vezirit, që ishin ftuar në kremte. Lëvizjet dhe figurat e këtij ushtrimi shërbenin për të shfaqur aktivitetin e jashtëzakonshëm dhe fuqinë muskulore të këtyre malësorëve të fortë, të cilët duke mbajtur njeri-tjetrin fuqishëm për duarsh, sa lëviznin ngadalë para pas, sa hidheshin përreth në një lëvizje të shpejtë harkore, varësisht nga dalldisja e muzikës dhe zërat e tyre me tërë forcën; bënin hapa të papritur, duke u përkulur pas, derisa koka i prekte tokën, e pastaj, duke u sulur lart drejt qiellit me një hedhje elastike të përkuljes, me flokët e gjatë që ju hidheshin shkujdesshëm mbrapa supeve”. (fq. 29)

[26] Për më gjerë rreth muzeve, galerive dhe koleksioneve të huaja që ruajnë piktura me temë shqiptare, shiko Ferid Hudhri, “Shqipëria dhe shqiptarët në vepra të piktorëve të huaj”, fq. 225-229, Tiranë 1987.

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

12 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Mar 05, 2009 10:17 pm

[28] Varianti i këngës sipas Hahn, marrë nga “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar (1635-1912), fq. 79, Tiranë 1961:

Mbeçë, more shokë, mbeçë

Përtejë urën’ e Qabesë.

Të m’i falei nënesë,

Të dy qetë të m’i shesë,

T’i apë nigja së resë.

Ndë pjetë nëna për mua,

T’i thoi se u martua;

Ndë thëntë seç nuse muar,

Tre plumba ndë krahëruar,

Gjashtë ndë këmbë e ndë duar;

Ndë thëntë seç krushk i vanë,

Sorrat e korbat’ e hainë.

[29] Gabimisht Myzeqenë Jubani e përfytyron si pjesë të Shqipërisë së mesme.

[30] Shiko Zef Jubanin, tek “Antologjia e mendimit estetik shqiptar 1504-1944”, përgatitur nga Nasho Jorgaqi, Tiranë 1979. Studim i cit.

[31] Thimi Mitko, “Vepra”, fq. 556, “Lajmërim”, (për daljen në dritë të “Bletës shqiptare”), Tiranë 1981. Lidhur me interesin për folklorin muzikor, qysh më 1869, Mitko i shkruante Kamardës se “… këngëtë për z. tënde po i mbledh”. Tek Thimi Mitko “Vepra”, fq. 613, Tiranë 1981.

[32] Faik Konica, “Vepra”, copa letrare “Letërsia shqipe”, fq. 118, Tiranë 1993. Studim i cit.

[33] Tek “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar” (1635-1912), fq. 319-325, Tiranë 1961.

[34] Spiro Dine, “Valët e detit”, Parathënje, Sofje 1908. Shiko dhe “Visaret e Kombit”, “Dasma në Toskëri”, fq. 15-109, Tiranë 1941.

[35] Lumo Skëndo, “Hi dhe Shpuzë”, tregimi “Kënga”, fq. 63-68, Tiranë 1995. Botimi i parë nga shtypshkronja “Mbrothësia” e Kristo Luarasit, Sofje 1915.

[36] Kristo Kono, “Dëshira ime për muzikën”, Ditar, fq. 15, kopje e daktilografuar, e pabotuar. Ndër këngët (shënimi ynë) me origjinë polifonike të përpunuara nga Kristo Kono dhe të kënduara nga sop. Tefta Tashko Koço përmendim “Po këndon bilbili fushave”, “Fustanin me pika”, etj.

[37] Mehdi Frashëri, “Reformat e ra të Turqisë Kemaliste”, fq. 1, revista “Minerva”, datë 31 Janar 1935.

[38] Shiko A.Q.SH, fondi 151, viti 1937, M.P.Jashtme.

[39] A.Q.SH, fondi 149, dosja nr. IV-284, Kryeministria.

[40] A.Q.SH, fondi 149, viti 1931, dosja 284.

[41] A.Q.SH, fondi 251, viti 1931, dosja 200.

[42] A.Q.SH, fondi 152, viti 1934, dosja 899.

[43] A.Q.SH. fondi 251, dosja 302, viti 1935. Letër e legatës shqiptare në Francë dt. 7 tetor 1935 dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme.

[44] Tek “Përpjekja shqiptare”, nr. 25-27, fq. 42-46, Tiranë 1939.

[45] Për me gjerë shiko dhe Abaz Hoxha, “Arti i shtatë në Shqipëri”, Tiranë 1994.

[46] Faik Konica, “Vepra 2”, studimi “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, kap. IV, “ Populli shqiptar: tipare të jetës dhe të karakterit të tij”, fq.207, Prishtinë 1997.

[47] Shiko Ramadan Sokoli, “Polifonia jonë popullore”, tek “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, seria shkencat shoqërore, Nr. 3, Tiranë 1959.

[48] Në këtë punim të botuar më 1965 gjendet një kapitull i titulluar “Polifonia jonë popullore”, fq. 127-138. Rreth këtij libri shiko edhe artikullin e Osman Xhatufës, “Dy vepra me vlera shkencore për etnomuzikologjinë shqiptare”, gazeta “Drita”, fq. 9, 11, Dt. 10 Mars 1996.

[49] Ndër ta përmendim Lorenc Antoni, “Elementet polifonike në muzikën popullore të Opojës”, tek “Gjurmime Albanologjike”, II/1972-Prishtinë; Lorenc Antoni, “Trajtat polifonike të muzikës popullore, vokale të gegëve në Jugosllavi”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972; Rexhep Munishi , “Të kënduarit dy zërësh në disa fshatra të rrethit të Kaçanikut”, tek “Gjurmime Albanologjike”, VII/1977; Hysen Filja “Këngët polifonike kundër Tanzimatit”, Nëntori 9/1967; Hysen Filja, “Evolucioni i këngës polifonike labe”, Nëntori 11/1977; Hysen Filja, “Tipare të reja të këngës polifonike labe”, “Studime filologjike”, 2/1977; Hysen Filja, “Gjurmë të lashta në këngën e burrave të Labërisë”, “Studime historike”, 1/1981; Piro Miso, “Format e polifonisë instrumentale në Shqipëri dhe marrdhëniet e saj me polifoninë vokale”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Spiro Shituni, “Tipare dalluese të polifonisë labe”, Nëntori, 9/1980; Spiro Shituni, “Mbi pentatonin në polifoninë labe”, “Kultura Popullore”, 1/1981; Spiro Shituni, “Stile muzikore të polifonisë labe”, “Kultura Popullore”, 2/1985; Spiro Shituni, “Vendi i muzikës popullore në jetën e shoqërisë shqiptare”, “Kultura Popullore”, 1/1991; Beniamin Kruta, “Polifonia e burrave të Myzeqesë”, “Studime filologjike”, 3/1968; Beniamin Kruta, “Polifonia e Skraparit dhe tipologjia e saj”, “Studime filologjike”, 4/1973; Beniamin Kruta, “Culadyjare, fyelli i dyfishtë shqiptar dhe disa paralele ballkanike”, “Studime filologjike”, 1/1975; Beniamin Kruta, “Vështrim i përgjithshëm i polifonisë shqiptare dhe disa çështje të gjenezës së saj”, “Kultura Popullore”, 1/1980; Beniamin Kruta, “Polifonia dy zërëshe e Toskërisë”, “Kultura Popullore”, 1/1983; Beniamin Kruta, “Vështrim tipologjik i polifonisë labe”, “Kultura Popullore”, 1/1988; Beniamin Kruta, “Vendi i polifonisë shqiptare në polifoninë ballkanike”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Beniamin Kruta, “Burdoni-isuane polifoninë shqiptare dhe disa çështje të gjenezës”, “Kultura Popullore”, 1/1991; vëllimin me transkiptime muzikore polifonike “Këngë polifonike labe”, Tiranë 1986 etj.

[50] Për më gjerë mbi botimin e materialeve muzikore polifonike të transkiptuara, shiko gjithashtu dhe tek Beniamin Kruta “Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë Jugore”, fq. 7, Tiranë 1989.

[51] Për më gjerë rreth këtyre marrëdhënieve shiko Vasil S.Tole, “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”, Disertacion, kap. “Muzika profesioniste shqiptare e gjysmës së dytë të shek. XX”, fq. 178-225, Tiranë 1994.

[52] Intervistë me kompozitorin Çesk Zadeja, gazeta “Drita”, fq. 8, dt. 21 Janar 1996.

[53] Këtu do të përmendim artikullin e Fan Nolit, “Kënga e Rrapo Hekalit”, tek “Vepra V”, fq. 277, Tiranë 1987; poezinë e Lasgush Poradecit, “Kënga pleqërishte”, tek “Vepra letrare”, fq. fq. 63, Tiranë 1990; vëllimin e Mitrush Kutelit, “Balada dhe rapsodi popullore”, Tiranë 1967 si dhe artikullin kritik “Vendet e largimit në këngët popullore shqiptare”, tek “Vepra letrare 5”, fq. 176, Tiranë 1990; poezinë “Kënga labërishte” e Nonda Bulkës”, tek “Soditje”, fq. 35, Tiranë 1957; tregimet “Fyelli i Tanës” dhe “Pani nga Kaonia” të Dhinitër S. Shuteriqi, përkatësisht tek “Vepra letrare 4”, fq. 7, Tiranë 1982 dhe tek “Vepra letrare 7”, fq. 80, Tiranë 1982; poezinë “Fyelli i Tomorrit” e Fatos Arapit, tek “Ku shkoni ju, statuja”, fq. 70, Tiranë 1990; poezinë “Valle labërishte” te Dritëro Agollit, tek “Vepra letrare 2”, fq. 73, Tiranë 1989 dhe “Tregim për një gajde” tek “Vepra letrare 1”, fq. 205, Tiranë 1989; poezinë e Xhevahir Spahiut “Këngëtari i maleve”, tek “”Vdekje perëndive”, fq. 34, Tiranë 1977; poezinë e Bardhyl Londos “Kënga e nizamit”, tek “Eksodi i yjeve”, fq. 135, Shkup 1996 etj.

[54] Cituar sipas Vasil S.Tole, “Muzika dhe Letërsia”, fq. 76-77, Onufri 1997. Edhe Fan S.Noli më 1958 flet përpara bashkatdhetarëve në Boston për këngën polifonike të “Rrapo Hekalit”, të mbledhur nga Thimi Mitko. Për këtë shiko Fan S.Noli, “Vepra 5”, fq. 277-279, Tiranë 1988.

[55] Ndër to përmendim Cvjeto Rihtman, “O iliriskom porjeklu poliofnia oblika narodne muzike, Bosne i Hercegovine, Rad Kongresa Folklorista Jugoslavije”, Na Bjelasnici, 1955, I u Puli 1952, Zagreb, 1958; S. D. Peristeris, “Demotika tragoydia dropoleou Boreioy Epeteris toy laographikoy archaioy, 1958, nr. 9-10; Stockmann, D.Flieder, W.Stockmann “Albanische volkmusic” , Vol.I (Gesange der Çamen), Berlin 1965; D.E.Stockmann “Die vokale bordun mehrstimmigkeit in Sudalbanien”, “Ethnomusicologie”, Paris 1964, III; E. Stockmann, “Zur Sammlung und Untersuchung albanicher Volkmusik”, Acta Musicologica, Vol. XXXII, 1960; D. and E. Stockmann, “Albania”, at the “The New Grove Dictionary of Music and Musicians”, London 1980; Samuel Baud-Bovy, “Chansons d’Epir du Nord et du Pont”, Yearbook of the International folk council, Vo; 3, 1971; Arbatsky Yury, “The Roga and Balkan bagpipe and its medico-magical. Conjurations read at the annual meeting of the american musicological society in Chapitol Hill, Dec. 30, 1953; A. L. Lloyd, “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, England 1968; Birthe Traerup “Pa sporet af den albanske folke-musik: historien om en ekspedition til Kosovo og Makedonien 1959”, Kobenhavn: Kobenhavns U., 1995; Rudolf M. Brandl “The yiftoi and the music of Greece: Role and function”, The world of music: Journal of the International Institute for Traditional Music XXXVIII/1, 1996; Jane C. Sugarman, “Engendering Song, singing and subjectivity at Prespa Albanian weddings”, Chicago and London, The University of Chicago Press, 1997 etj.

[56] Doris dhe Erich Stockman “Polifonia vokale burdonale në Shqipërinë e Jugut”, tek Ethomusicologie III, Paris 1964.

[57] Kjo ekspeditë u krye si një ndërmarrje e përbashkët mes Akademisë së Shkencave Gjermane në Berlin (Instituti për Folklorin Gjerman) dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë nga muaji Maj deri në Gusht të 1957. Ekspedita filloi punën në zonën e liqenit të Ohrit, pastaj në Mokër, në rrethin e Pogradecit dhe të Korçës, në Kolonjë e Leskovik, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Sarandë (Borsh dhe Himarë), në Dukat të Vlorës, në malësinë e Kurveleshit, në Myzeqe dhe Mallakastër, në Fier, Berat, Lushnjë dhe Skrapar. Anëtarët shqiptarë të ekspeditës ishin Albert Paparisto dhe Ramadan Sokoli. Anëtarët gjermanë ishin gjuhëtari Wilfried Fiedler, tekniku Johanes Kyritz dhe etnomuzikologu Erich Stocckman.

[58] Doris Stockman, “Mbi muzikën popullore të çamëve të Shqipërisë Jugore”. Material i përkthyer që gjendet në fondet e I.K.P në Tiranë.

[59] Doris dhe Erich Stockman, “Polifonia vokale burdonale në Shqipërinë e Jugut”. Tek “Ethnomusicologie III, Paris 1964, fq.86.

[60]A. L. Lloyd, “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, fq. 220, England 1968.

[61] Alfred Uçi, “Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës”, fq. 200, Tiranë 1986.

[62] Përmendim regjistrimet e kryera në Amerikë të polifonisë toske pranë të parës shoqëri diskografike shqiptare “Albanian Phonographs Records” të Spiridon T. Ilos në vitin 1923.

[63] Ndër to përmendim regjistrimet e polifonisë labe nga Neço Muko pranë “Pathes”-Francë me 1929 dhe 1931 dhe pranë “Odeonit”-Gjermani. Për më gjerë shiko dhe Vasil S.Tole “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Kreu VII “Rreth historikut të regjistrimeve diskografike shqiptare” dhe “Katalogu i regjistrimeve muzikore” përkatësisht në faqet 131-141, 150-159.

[64] Për më gjerë shiko kapitullin e regjistrimeve diskografike.

[65] Këngëtimi i këngës popullore të kënduar prej tij, për shkak të stilemave të vecanta njihet në popull si “qazimademçe”. Për më gjerë rreth këngëtarëve të Labërisë shiko edhe Mbledhës të folklorit - nr. 8, “Këngë popullore të Labërisë”, fq. 1356-1358, Tiranë 1992.

[66] Për më gjerë shiko kapitullin e regjistrimeve diskografike.

[67] Këtu kemi parasysh pjesmarrjet në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare ku polifonia popullore njohu dhe prezantoi më tej vlerat e saj. Ndër çmimet e fituara nga grupet polifonike do të përmendja “Europa-preis fur Volkskunst”, Hamburg 1986. Për këtë shiko dhe “Europa preis fur Volkskunst”, fq. 21, Hamburg 1986.

[68] Demir Zyko lindi në fshatin Gjerbës të Skraparit në vitin 1911. Ka kënduar këngën popullore qysh në moshë të re kryesisht nëpër dasma.Në vitet 1960 filloi të popullarizohej si këngëtar së bashku me grupin e tij të përbërë nga Mehdi Kushe, Shahin Çinarin, Nexhet Hebibasi dhe Agim Carkonji me të cilët këndoi edhe këngën e shquar “Mbeçë more shokë mbeçë” në Festivalin Folklorik Kombëtar në Lezhë, Janar 1968. Pas kësaj merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare për folklorin në Shqipëri deri në vitin 1983, kohë në të cilën e ndërpret veprimtarinë për arsye shëndetësore. Ka kënduar në gjithë Shqipërinë dhe regjistruar rreth 50 këngë popullore polifonike të Skraparit dhe Toskërisë. Vdes në vitin 1994. Më 1999 ngrihet në Skrapar shoqata kulturore “Demir Zyko” dhe grupi polifonik që vazhdon traditën e këngës skrapallite të Xha Demirit.

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

13 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Mar 05, 2009 11:48 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
sa dike dhe ti o bled pyppupupupuupup kot sje lab Very Happy Very Happy Very Happy

Shiko profilin e anëtarit

14 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Fri Mar 06, 2009 4:21 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
kot sje tallava thuj jo lab:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

15 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Sun Mar 08, 2009 7:02 pm

sjam tallava ore jam bakkllava hajde me kafsho i cik te dy ju hahahahahahahaha lab jam re labeeeeeeeeeeee

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

16 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Mon Mar 16, 2009 11:23 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
te kafshoj keliana Very Happy:D:D:D:D:D:D
se un kam ke kafshoj:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

17 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Tue Mar 17, 2009 8:31 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues

ja kenga labe dhe popullore ja roft hormova thuaj pa te tjeret kan vdek ahahha


Shiko profilin e anëtarit

18 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Wed Mar 18, 2009 6:58 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar

Shiko profilin e anëtarit

19 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Mar 19, 2009 6:45 pm

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
TE MIRA JAN TE GJITHA DERI TANI

Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

20 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Fri Mar 20, 2009 12:02 am

lola_sweety_girl


Antar Legjendar
Antar Legjendar
o bledi ti paske roame re lal per cdo gje.

Shiko profilin e anëtarit http://www.argetohuclub.tk

21 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Fri Mar 20, 2009 1:04 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar

Shiko profilin e anëtarit

22 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Fri Mar 20, 2009 1:05 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar

dridhe moj te keqen dridhe:S:D:D:D:D:D:

Shiko profilin e anëtarit

23 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Fri Mar 20, 2009 1:46 pm

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
bau ngaterove tem ore huahuahua


Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

24 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Tue Mar 24, 2009 8:00 pm

e bukur kjo tamam 2009

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

25 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Wed Mar 25, 2009 9:27 am

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
cun fieri ngjyr cokollat nuk jan dhe ato Very Happy:Very Happy:D:D:D:D:D:

Shiko profilin e anëtarit

26 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Wed Mar 25, 2009 11:55 am

Rosy


Antar i Thjesht
Antar i Thjesht
e bukur fare kjo e

Shiko profilin e anëtarit

27 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Wed Mar 25, 2009 7:12 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar

dridhi moj tu bofsha dridhi:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

28 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Tue Mar 31, 2009 9:46 am

Rosy


Antar i Thjesht
Antar i Thjesht
baubau shkruajti:
dridhi moj tu bofsha dridhi:D:D:D:D:D



ahahahah baubau smi ke kta arixhin ore

Shiko profilin e anëtarit

29 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Tue Mar 31, 2009 12:41 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
rosy i kam qef yllo
car te bej:D:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

30 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Tue Mar 31, 2009 8:01 pm

liceistja


Antar Aktiv
Antar Aktiv
yyyyyyyyyyy sa te zgjuar qe jeni more! Very Happy Very Happy Very Happy

Shiko profilin e anëtarit http://www.argetohuclub.tk

31 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Wed Apr 01, 2009 11:30 am

liceistja shkruajti:yyyyyyyyyyy sa te zgjuar qe jeni more! Very Happy Very Happy Very Happy



njeklloj si ty moj :hiha :hiha :hiha


_________________
JETEA ESHTE E BUKUR,JETOJE,DHE MOS MENDO SE KA GJERA TE PAMUNDURA NE JET,MJAFTON TE KESH VULLNET DHE I REALIZON ATO"
Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

32 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Wed Apr 01, 2009 5:58 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar

Shiko profilin e anëtarit

33 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Apr 02, 2009 3:20 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
baubau mos ke ren brenda me muharemin ti lai Very Happy:D:D

Shiko profilin e anëtarit

34 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Thu Apr 02, 2009 3:21 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
baubau mos ke ren brenda me muharemin ti lai Very Happy:D:D

Shiko profilin e anëtarit

35 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Fri Apr 03, 2009 7:35 am

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
po mir ti perse i thua na dy here keliana apo te merret goja:D:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

36 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Sat Apr 11, 2009 2:44 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
baubau shkruajti:po mir ti perse i thua na dy here keliana apo te merret goja:D:D:D:D:D:D:D

SEPSE HEREN E PAR NUK MU PERGJIGJE Very Happy

Shiko profilin e anëtarit

37 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Sun Apr 12, 2009 10:34 am

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
keliana shkruajti:
baubau shkruajti:po mir ti perse i thua na dy here keliana apo te merret goja:D:D:D:D:D:D:D

SEPSE HEREN E PAR NUK MU PERGJIGJE Very Happy



ja se po te mergjigjem tani o keliana
jo yllo nuk kam ren brenda:D:D:D:D:D:D:D:

Shiko profilin e anëtarit

38 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Sun Apr 12, 2009 7:06 pm

liceistja


Antar Aktiv
Antar Aktiv
ore jeni melengjita ju cunat ahahha e hapni temen me muzik pupullore e perfundoni brenda njeri tjetrit :d

Shiko profilin e anëtarit http://www.argetohuclub.tk

39 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Sun Apr 12, 2009 10:06 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
liceistja shkruajti:ore jeni melengjita ju cunat ahahha e hapni temen me muzik pupullore e perfundoni brenda njeri tjetrit :d
ti na jasht gjithmon liceistja Very Happy:D:D:D:D:d
jo brenda tiiiiiiiiiiiiiiiiiiii:D:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

40 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Tue Apr 14, 2009 7:35 pm

baubau shkruajti:
liceistja shkruajti:ore jeni melengjita ju cunat ahahha e hapni temen me muzik pupullore e perfundoni brenda njeri tjetrit :d
ti na jasht gjithmon liceistja Very Happy:D:D:D:D:d
jo brenda tiiiiiiiiiiiiiiiiiiii:D:D:D:D:D:D:D

ahhaha baubau vej nje keng hip hop e vjen ne vete ahahhaha

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

41 Re: MUZIKA POPULLORE DHE TALLAVA prej Wed Apr 15, 2009 1:40 pm

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar





ja vura bledi ja vura:D:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi