MIRE SE ERDHE NE FORUMIN ***ARGETOHUCLUB***
Eshte-nje-forum-ku-argetimi-dhe-kenaqesia-nuk-kane-mbarim!
***KUJDES***

!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nëse-dëshironi-që-pop-login-te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!DO NOT DISPLAY AGAIN!!!

*Argetim te kendshem ne ARGETOHUCLUB nga Administrata *RBDiscography*

You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

ketu mund te shprehni historit qe i dini mbi qytetet e shqiperis

Shiko profilin e anëtarit

2 GJIROKASTRA prej Sat Nov 01, 2008 4:00 pm

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.
PAK HISTORI
Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.[1]

Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.

Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur"

EKONOMI
Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqiperise. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra pervec te qenit qender Administrative e rajonit, ketu kane prezencen e tyre kompanite me te njohura prodhuese dhe tregetare te vendit si : Glina , Fresh Compani , Elka ,Uji i Ftohte Tepelene , Harri Lena Grup , Ferruni etj. perben edhe qendren me te madhe bankare ne jug te Shqiperise ku kane seline e tyre : Banka e Shqiperise , Banka Kombetare Tregetare , Raiffaisen Bank , Banka Amerikane , Alpha Bank , Tirana Bank , Ethniki Bank , Emporiki Bank ,Banka Popullore .

KULTURA

Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastres ka protokoll binjakezimi me Bashkine e Potences (Itali) ,prej vitit 1999 ka binjakezim me qytetin e Grottammares (Itali).Fale ketij binjakezimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve ,Provincen e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bere te mundur te kete Hartografine e pare dixhitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendres Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokaster po shton bashkepunimin edhe me Bashkine e Leces , Agjensine per Pasurite Kulturore Euromesdhtare(Itali).Si fillim i ketij bashkepunimi ka qene nje Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Cfaqjet e "Baletit Rajonal Puljez " ne Gjirokaster ne tetor te 2007. Bashkepunime shume te mira ka edhe Universiteti i Gjirokastres me Universitet e Macerates

TURIZMI

Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitektuale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Turisti ne Gjirokaster mund te vizitoje Qendren Historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike si dhe Keshtjellen ku pervec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart.Ne Gjirokaster vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik , Shtepite karakteristike te Zekateve , Skendulateve , Babametos ,Kadarese etj. Ne Luginen e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rendesishmit jane "Antionea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit ne afersi te fshatit Sofratike .Mbreslenese jane edhe Kishat paleokristiane e Laboves dhe Peshkepise.

TRANSPORTI

Gjirokastra ndodhet në luginën e Drinos, ku kalon rruga Tiranë-Janinë. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Rruga kombëtare për në Gjirokaster po të nisesh nga Tirana kalon nga periferia e Durrësit, Kavajës, Rogozhinës, Lushnjës, Fierit dhe pastaj ngjitet në maloret e Ballshit për të kaluar pranë Vjosës në Tepelenë dhe pastaj buzë luginës së lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhëtosh për në Sarandë, Delvinë, Vlorë duke kaluar nga Qafa e Muzinës ose mund të udhëtosh për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Aktualisht po punohet për ndertimin e superstrades qe lidh Gjirokastren me Tepelenen qe do e afroje edhe me shume ate me pjese te tjera te vendit.

Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastres do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesen e poshteme te qytetit ne qender te Lugines se Drinos.Ky aeroport i ndertuar ne vitet '30 nga italianet ka pase funksionuar si nje pike lidhjeje e Gjirokastres me qendrat e tjera te Shqiperise.Sot aeroporti me pak investime mund te kthehet edhe ne nje qender per turizmin dhe sportet e ajrit.

Gjirokastra ka pamje të mrekullushme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arqitektura i japin asaj pamjen e një anije ne luginen e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t'i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

sweet_lillipop


Antar i Thjesht
Antar i Thjesht
bravo kusho qenke mire nga historia cheers cheers cheers

Shiko profilin e anëtarit

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
po ti ku i mesove gjith ekto gjera ore se ti sdije fare ne histori sa her te conte ajo ne drrase ti e beje shoqe te ngushte drrasen ahahhahaha

Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

milano_girl


Antar Fillestar
Antar Fillestar
bledi (admin) kam provim ne histori ik ne vendin tim ahahha ik ore ku i mesove ekto ti eeeee ti ak then ajo kushua eee

Shiko profilin e anëtarit http://www.mayaalickaj.com

sweet_lillipop


Antar i Thjesht
Antar i Thjesht
una sdi fare.huahuahuua

Shiko profilin e anëtarit
UN DI PO SPO LE ASNJE TANI

Shiko profilin e anëtarit

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
po per qytetin tim edi historin ti kapak??????

Shiko profilin e anëtarit

9 Kalaja e Tepelenes prej Fri Feb 27, 2009 10:25 pm

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Si po rend drejt shkatërrimit kjo fortesë legjendare e pashait të madh?Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, në qytetin e Gjirokastrës, Vladimir Qirjaqi, ajo që ka çuar në shkatërrimin e këtij monumenti me vlera të Nje nga portat e kalasejashtëzakonshme, është mangësia e sentimentit nga autoritet lokale të Tepelenës, ndaj këtij monumenti, apo edhe mungesa e kulturës. "Për mua këto janë arsyet që kanë çuar në këtë gjendje që ndodhet sot, i vetmi monument në qendër të Tepelenës. ku diksuh mendon se duke hedhur beton, apo duke bërë një lokal luksoz mbi këtë kala, ka realizuar diçka të mirë, për qytetin, tregtinë, biznesin…", thotë për gazetën Qirjaqi. Megjithatë problemi mbetet i vjetër dhe i trashëguar. Qysh pas vitit 1990, ka nisur rruga e gjatë e shkatërrimit në këtë monumentkulture. Nga drejtuesit e qytetit të asja kohe janë lejuar të ndërtohen ndërtime, të cilat sipas ligjit për monumentet e kulturës, cilësohet të paligjshme. Janë ndërtuar shtëpi, janë prishur rrënojat e vjetra, dhe gjithçka prej asaj kohe ka ardhur në progres. Sipas Vladimir Qirjaqit, gabimi më i madh, i përket mungesës së orgaznizimit të strukturave. Por, sipas drejtorit të urbanistikës në këtë qytet, Bushi Memushi, qysh para vitit '90, brenda në këtë kala dispononin rreth 75 ndërtime me leje. Ndërsa pas këtij përafërsisht numri i ndërtimeve të reja, pa leje, shkon në 15. E, kryetari aktual i bashkisë së Tepelenës, Xhafer Ruçi pohon se prej kohës që ai ndodhet në krye të këtij qyteti, nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim. E megjithse, të gjtihë e pohojnë se këto ngrehina janë të gjitha pa leje, asgjë nuk ëhstë bërë për të ndalur hovin e tyre, që po çon drejt rrënimit sarajet e pashait të madh.
Kur Ali Pasha, ngriti gurët e kalasë.
Ndërtimi Kalasë nga Ali Pashë Tepelena i përkasin fundit të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX. Ishte fillimi i i shekullit të XIX kur Pashai i Janinës apo Ali Pashë Tepelena nis të mdërtojë rënojat e Kalasë paraturke, sarajet e tija, të viziturara në vitin 1809 nga Lord Bajroni. Në më pak se një dekadë Ali Pasha, i rrethon sarajet e tij, me një kala të re, e cila sipas një mbishkrimi në turqisht, të murosur në portalin e hyrjes lindore, përfundon së ndërtuari në vitin 1819. Kjo kala është quajtur kalaja e Ali Pashë Tepelenës, dhe ka një formë shumëkëndëshi të strëgjatur nga veriu. Muri rrethues ndjek bazën e shpateve të kodrës. Me përjashtim të anës perëndimore ku terreni zbutet për tu bërë rafsh me sipërfaqen e Kalasë. Lartësia e mureve të faqeve të dysta deri në 10 metra lartësi dhe pajisja e tyre me bedena , frëngji për armët e zjarrit dhe me vende të posaçme "Hund- hedhje" për derdhjen e lëngjeve të nxehta, shtonin fuqinë mbrojtëse të Kalasë. Të tri kullat mbulojnë krahët e të tri hyrjeve në anën perëndimore, jugore dhe lindore. Nga hyrjet më shumë kujdes i është kushtuar hyrjes lindore e ashtuquajtur "Porta e vezirit" ku ruhet edhe mbishkrimi që daton ndërtimin e kalasë.
Historia
Kalaja e Tepelenës, në Mesjetë shquhej për pozitëm e saj strategjike, duke vënë në kontroll lëvizjet nëpër rrugët, që vijnë njëra nga Gjiroksatra përgjatë luginës së Drinos dhe tjetra nga Nje nga kullat e kalasePërmeti, gjatë luginës së Vjosës. Periudhës para pushtimit turk, i përksain gjurmët më të lashta, të një vendbanimi të fotifikuar të kohës, para pushtimit turk. Këto gjurmë përfaqsohen nga trakte të shkëputur të murit rrethues, të cilët qarkojnë shpatin lindor të kodrës. Muratura e këtyre konstruksioneve është ngritur me gurë të rëndomtë të endoisur në shtresë të trashë llaçi e gëlqere. Perriudha e dytë e ndërtimit ka të bëj pikërtishtë me ndërtimin e kështjellës së vogël drejtkëndëshe e përforcuar me dy kulla rrethore në anën perëndimore të saj. Muri rrethues i rujatur në lartësinë 2-4 metra dhe gjerësi 1.5 metra është ngritur me muraturë ku dalloghet qartë dy teknika ndëritmi: teknika "Klausonazh" kryesishtë pjesën e poshtme të murit verior, kurse pjesët e tjera muri rrethues është ngritur me muraturë guri të vendosur në shtresë të bollshme llaci gëleqerorë. Ndërsa pranë hyrjes veriore së kështjellës janë zbuluar gjurmë murature me klausonazhtë të një minareje dhe një xhamije, të përfshirë në murin rrethues.
Drejtori Vladimir Qirjaqi
Si është gjendja e Kalasë së Ali Pashës sot?

Kalaja e Tepelenës është një monument fantastik dhe me një vlerë të jashtëzakonshme, që nuk ka të tjera në këtë qytet. Kalaja, është një rivalorizim i Ali Pashë Tepelenës. Ali Pasha ka lidhur një pjesë të madhe të historisë së mbretërimit, të veprimtarisë së tij, të lidhjeve të tij familjare dhe dashurive të tij. Kjo kala me një strukturë solide dhe me një organizim perfekt, pasi ka pasur brenda saraje, ka pasur garnizone, ambjente të një jete aristokratike, është dëmtuar shumë nga vjedhjet, grabitjet dhe nga ndërtime pa leje.
Pse ka arritur në këtë pikë shkatërrimi i këtij monumenti?
Mendoj se gjithçka ka lindur nga një mangësi sentimenti të autoriteteve lokale të qytetit Tepelenës, ndaj këtij monumenti, dhe gjithashtu nga një mungesë kulture dhe këto janë gabime të trashguara. Pas vitit 1990 janë bërë ndërtime pa, janë prtishur rënojat e vjetra, por një gabim i madh është mungesa e organizimit të strukturave. Është dëmtuar kulla qëndrore tek shëtitorja, e cila është transforumuar në lokal, janë ndëtuar shtëpia jashtë parametrave. Nuk është normale të hidhen soleta, dritaret prej druri të ndërrihen nga dritare duraliumini.Gurët e sarajeve, të përdoren për muret e kopshtit.Ky është një krim që i ka fillesat dhe ka gjetur portën e hapur nga bashkia e asaj kohe.
Nuk keni menduar një rrugë për ndalimin e këtyre ndërtimeve pa leje?
Tashmë sapo kam vendosur një ekspert, i cili do të na informojë për çdfo gjë të re, që mund të ndodh në këtë kala. Do ti kërkojmë policisë së ndërtimit të bashkisë së Tepelenës të ndërhyjëte ndërtimet pa leje dhe në bashkpëuinim me IMK-në do nisim të bëjmë disa rikonstruktime. Përse të mos krijohet një muze natyror i Ali Pashait, kur kemi një pjesë të jetës së tij brenda mureve të kalasë

Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

10 Historia e Fierit. prej Fri Feb 27, 2009 10:27 pm

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Historia e Fierit
Previous - Next

Fieri eshte qyteti me i rendesishem industrial i Shqiperise. Ky qytet eshte ngritur per here te pare anes Gjanices, pjese e lumit Seman. Sebashku me qytezen Patos, Fieri krijon qendren kryesore te naftes, gazit, bitumit dhe industrise kimike te Shqiperise. Fieri eshte nje vend qe terheq shume visitor si shqiptar ashtu edhe te huaj. Historia e tij pa dyshim ka lidhje me dy nder ish-qytetet me te medha antike te tij, Bylisi dhe Apollona.

Pjesa me e madhe e popullsise eshte myslimane, por gjithashtu ndodhet edhe nje perqindje e konsiderueshme ortodokse dhe nje perqindje me e vogel katolike. Rruget kryesore fillojne nga qendra ne drejtim te pjesesh jugore te Vlores ne nje gjatesi prej 35 km dhe nga Lindja ne drejtim te qytezes se naftes (Patos) ne nje gjatesi prej 8 km. Historia e Fierit eshte e lidhur ngushte me ate te burimeve te naftes, gazit dhe bitumit. Fieri eshte themeluar nga Familja Vrioni (bejler nga qyteti iBeratit) si nje qytet tregtar rreth shekullit te XVIII. Prezenca e burimeve natyrore te larte permenduara eshte zbuluar ne kete zone qe ne shekullin e I pas Krishtit (AD). Dokumente shume te vjetra tregojne se llampat me bitum jane perdorur ne rrethinat e tij qe ne fillimet e shekullit te XVII (AD) (Dioscorides, in Materia Medica.)

Shume kohe perpara ne territorin e Apollonise se lashte ndodhej nje vend qe quhej: "Nymphaeum". Ky ishte nje gur i madh qe shkaktonte zjarr. Per rreth tij ndodheshin burime ujore me uje te ngrohte dhe asfalt. Keto burime perfundonin ne nje tynel qe dilte ne nje koder rreth ketij vendi. Pjeset qe thelloheshin zevendesoheshin me toke te re e cila me kohe kthehej ne asfalt. 12 Km larg nga Fieri ndodhet Apollonia, nje nder dy qytetet antik me te rendesishem te themeluar nga Greket e vjeter ne Shqiperi. Apollonia u themelua ne vitin 588 B.C ne nje koder prane detit, dhe afer grykederdhejs me te madhe te lumit Vjosa nga njerez te ardhur nga Corfuzi dhe Corinth. Ne kohen kur korja e tokes dhe vija bregdetare e detit Adriatik pesuan ndryshime te medha si rezultat i termetit te madh qe ndodhi ne mesin e shekullit e III A.D, porti detar i Apollonise mundi te shpetonte vetem 100 anije. Vendi ishte menduar te behej ne kufirin jugor te Ilirise se lashte, (e permendur kjo nga Periplus, marinar historian dhe eksplorues i detit Adriatik, shkruar nga mezi i shekullit te IV) (B.C), si nje qytet Grek. Ishte afer nje territori qe perdorej nga Fiset Ilire te Chaonians. Kjo Koloni ishte vendosur te quhej Gylaceia per nder te themeluesit te tij Corinthian, Gylax, dhe me vone ndryshoi emrin ne "ZOT Apollo".

Bazuar ne gerrmimet arkeologjike per 100 vjet Greket and Iliret kane jetuar ne komunitete krejtesisht te ndryshem. Suksesi gjigand i Apollonise u rrit nga zhvillimi i madh i tregtise se sklleverve, dhe i bujqesise. Nga mezi i shekullit te V (B.C) ne territoret e Apollonise filloi krijimi i monedhave te para Ilire. Me zhvillimin e tregtise dhe maredhenieve tregtare keto monedha u perhapen shume ne gjithe Ilirine dhe pertej kufijve te saj. Ne vitin 229 (B.C) sundimi Romak sapo kishte filluar te hidhte rrenjet. Kohe me vone rreth vitit 168 (B.C), sundimi Romak kishte nen kontroll te tere qytetin.. Per 200 vjet qyteti ishte qendra kryesore e Romes dhe e kolonive te saj dhe mendohet te kete qene gjithashtu stacioni kryesor i rruges se famshme te asaj kohe Egnantia. Ishte monopoli kryesor per Caesar ne luften civile midis Pompey dhe Julius Caesar. Ne vitin 45 dhe 44 (B.C) per Octavian, qe vone do te behej mbreti Augustus, qe studioi per 6 muaj ne Apollonia, e cila ishte bere e njohur per reputacionin e larte si qender Greke e te mesuarit, vecanerisht per artin retorik te te folurit.. Kjo eshte permendur nga Cecero, ne Philippics, si "Magna urbs et gravis" nje qytet imadh dhe i rendesishem Si Mbreteri Apollonia qendroi si nje qender e sukseshme, por, filloi te rrezohej e shkaterrohej pak e nga pak ndersa lumi Vjosa ndryshoi rrjedhen dhe bregdeti ndryshoi si rezultat i termetit te permendur me siper.

Zbulimet e para mbi thesarin historik te Apollonise u ben gjate luftes se pare boterore nga arkeologet Auistriak qe zbuluan dhe eksploruan muret e medha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey, qe nxorri ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit.. Shume zbulime jane bere edhe nga arkeologe Shqiptar pergjat 20 viteve te fundit. Shume objekte jane paraqitur ne muzeume sic eshte manastiri i St. Mary.

Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Është befasuese miniekspozita “Vlora ndër vite” edhe për faktin se si një i huaj, njeh qytetin bregdetar më mirë se një vendas, madje dhe historinë e tij.

Padre Xhovani Merkurio (Giovani Mercurio), jo vetëm që njeh gjithçka për këtë qytet, historinë e kufijve të saj, por shpjegon me detaje çdo foto që ai ka ngjitur në stendat ekspozuese në ambientet e kishës katolike të Vlorës.

Më e vjetra ndër 30 fotografitë, e vitit 1910, rrëfen një histori më vete. Me shqipen e që e kupton shumë mirë dhe e flet disi, padre Xhovani tregon si ka qenë pozicionuar Vlora dikur. “Kjo është rruga Vlorë-Skelë, nis e tregon ai për një foto të vitit 1919. Ka qenë fare bosh atëherë, ndërsa 40 vjet më vonë është te kjo foto tjetër”.

Fort mirë njeh dhe shtëpitë e vjetra. Të tregon pozicionimin e dikurshëm të shtëpisë së Sharrajve, ndër godinat e vjetra, gjendur dikur në qendër të qytetit. Është shtëpia e Sharrajve pranë Sheshit të Flamurit, aty ku sot është hoteli i pambaruar.

“Kjo është xhamia, vijon të bëjë ciceronin prifti italian. Kjo tjetra Banka Italiane dhe në foton ngjitur është qendra e qytetit në vitin 1940. Një tram me kuaj dhe poshtë saj Pusi i Kavalonës, një nga të njohurit në fshatin Nartë.” Në foto ka dhe momente lufte.

Të plagosur dhe motra italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore të cilat padre Xhovani i ka gjetur në Vlorë. “Ekspozita doli diçka spontane. Unë kërkoja historinë e kishës katolike, kërkoja dhe foto të saj. Por gjatë kësaj punë disavjeçare filluan të më bien në dorë dhe foto të Vlorës. Më ngacmoi ideja t'i mblidhja të gjitha.

Kështu që fillova të kërkoja. Ishin shumë interesante dhe shumë e vështirë t'i gjeje. Pak nga pak krijova ekspozitën.” Për njerëzit që e kanë ndihmuar dhe i kanë dhënë foto, padre Xhovani thotë se duhet t'iu ruajë anonimatin. Ata që ia kanë dhënë nuk do donin të tregonin detaje e hollësira. I kanë thënë se nuk duan të bëhen publikë. Dhe ai po respekton dëshirën e tyre.

Ndoshta pakkush di që Vlora ka patur një monedhë të vetën. Padre Xhovani ka dy të tilla në të cilat lexohet “1 frank një kart” si dhe pranë tyre foton e ish/kryebashkiakut të Vlorës që i ka firmosur ato, Qazim Kokoshi. “Është një monedhë e vitit 1924 dhe është monedha e Vlorës. Nuk di nëse është në ndonjë muze. Për me sa di unë, jo. Ajo këmbehej këtu në qytet”. Në disa nga fotot janë xhamitë e Vlorës.

Padre thotë se ato janë objekte kulti dhe “ne i konsiderojmë të tilla, kështu që gjenden mirë këtu edhe pse i përkasin një feje tjetër.” Është për të ardhur pak keq që kjo pjesë e historisë së Vlorës së vjetër mund ta shohin pak sy katolikësh që vijnë në kishë si dhe miq të kishës.

E vetme foto më e re e ekspozitës është një hartë e TEC-it. Jo rastësisht ndodhet këtu. Padre Xhovani i ka ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe debatet për ngritjen e TEC-it në gjirin e virgjër të Vlorës. Për këtë arsye ai s'mund ta linte në hije edhe këtë pjesë të qytetit. Kjo është çfarë po ndodh tani. Dhe padreja nuk e fsheh që është pro ambientalistëve.

Padre Xhovani ndodhet në Vlorë prej 15 vjetësh si kryetar i kishës katolike të qytetit. Falë misionit të kishës dhe nën kujdesin e tij, funksionon ambulanca aty pranë prej vitit 1991 si dhe një kopsht fëmijësh në Pusin e Mezinit prej vitit 2000. “Vlora më pëlqen.

Tani ndihem si në shtëpinë time. Prej vitesh unë kam kërkuar dhe shtetësinë shqiptare, por ka pak ditë që përgjigja ka ardhur negative – vijon ai, teksa hap një zarf ku ruhet refuzimi. “Zyra e Presidentit të Republikës ju njofton se aplikimi për fitimin e nënshtetësisë u shqyrtua dhe nuk u miratua”.

Është e përgjigja e 6 shtatorit 2006. “Kështu është vendosur”

Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

12 Historia e Permetit prej Fri Feb 27, 2009 10:32 pm

cun_fieri


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Permeti shtrihet ne juglindje te Shqiperise. Rrethi i Permetit perbehet nga dy bashki, e Permetit dhe Kelcyres, dhe nga 7 komuna, Suke, Ballaban, Petran, Carshove, Piskove, Frasher e Deshnice. Perbehet nga 13.000 banore dhe ka 3000 familje.
Emigrimi eshte nje nga proceset qe ka prekur Permetin, dhe sot ka rreth 2500 emigrante te cilet ane kryesisht ne Greqi. Megjithate ajo ç'ka gjithashtu eshte verejtur eshte levizja e banoreve nga fshatrat e treves per ne Permet, gje qe e ben ate te banuar vetem nga Permetare, ne rrenje te tille. Permeti eshte nje qytet malor, per vete faktin se rrethohet nga nje varg malor, vargu Trebeshine-Dhembel-Nemercke. Permes qytetit kalon lumi i Vjoses, qe eshte bere pjese e pandashme e emrit te ketij qyteti. Eshte nje qytet i vogel nga siperfaqja por jo i tille nga traditat e kulturat. Emri i tij vjen nga nje hero i lashtesise, i quajtur Premt, historia e te cilit ka ardhur deri ne ditet tona, brez pas brezi. Thuhet se per te mos rrene ne duart e armiqve, Premti vendosi te hidhej nga "Guri i Qytetit", nje shkemb i madh afer qendres se Permetit, nje monument qe vete natyra ia pati dhuruar, i vecante, ose me mire i jashtezakonshem. Nje karakteristike tjeter e Permetit kane qene lulet, me sakte trendafilat qe gjendeshin kudo neper qytet, sidomos neper lulishte, por gjithashtu neper shtepite me origjine tevjeter permetare, shtepi private te mbajtura aq paster nga zonjat e shtepive, qe vec nikoqirllekut shquhen gjithashtu per mikpritje. Ishin keto lule qe e bene te quhej me perkedheli si "Qyteti i trendafilave". Permeti eshte nje nga qytetet me te hershem qe zhvilloi kulturen e vet. Mjafton te permendim te madhin Mentor Xhemali, nje yll te muzikes shqiptare qe rrjedh nga ky qytet, per te vazhduar me pas me Laver Bariun, qe edhe ne ditet e sotme, dhe pse ne nje moshe te madhe, ndjen akoma pergjegjesi per te cuar perpara muzikenpermetare, per te ngritur keshtjellen themelet e se ciles u hodhen vite me pare. Por nuk eshte vetem muzika ajo qe formon kulturen e Permetit. Nuk mund te harrohen poezite e te famshit Naim, lindur ne Frasher, nje fshat i Permetit, qe si perla te cmuara vazhdojne edhe ne ditet e sotme te jene te kerkuara nga lexuesit, vazhdojne te jene pjese e teksteve te leximit letrar apo letersise. Ka edhe emra te tjere qemund te vazhdojme te perzgjedhim nga shkrimtaret shqiptare me ne ze, vendlindja e te cileve eshte en Permet, psh.Bardhyl Londo apo Sejfulla Malshova. Qyteti i Permetit ka vetem dy shkolla 8-vjecare, Nonda Bulka" e "Meleq Gosnoshti", si dhegjimnazin,"Sami Frasheri". Dallohet per tolerancenfetare, dhe ne gjirin e tij kane bere strehe besimetorthodhokse e myslimane, dhe kohet e fundit edhe disa besime te reja, te huaja si pershembullai Evangjelist.

Nje hap perpara per kete qytet ishte formimi i nje televizioni me nje emer sinjfikativ: AOS TV, ne gushte te 2004, duke u dhene me teper mundesi permetareve te informohen per gjithcka qe ndodh ne kete rreth. Nqs do te krahasohej me Permetin e viteve me pare, Permeti sot do te dukej pa vlere. Qe pas '97 Permeti pesoi shkaterrim si cdo qytet tjeter, pasojat e se cilit ende vazhdojne te ndihen ndopak, pershkak te fondeve te pakta qe u derdhen per kapercimin e asaj gjendjeje, por kjo do nuk do te thote se vlerat e ketij qyteti kane humbur. Nqs do te beheshin pak me teper invenstime, Permeti do arrinte nivelin e vet, nje nivel te denje ashtu sic i ka hije, por per kete kerkohet ndihma e te gjithe atyre qe thelle ne veten e tyre ndihen ende permetare, e te gjithe atyre qe kane mundesi te bejne dicka per ta mbajtur emrin e Permetit ashtu sic duhet.

Shiko profilin e anëtarit http://www.rosybledistudio.tk

13 Historia e Shkodres prej Sat Feb 28, 2009 7:26 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Historia e Shkodres
Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.

Shiko profilin e anëtarit

14 Historia e Durrësit prej Sat Feb 28, 2009 7:27 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Durrësi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.

Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.


Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e Dardane. Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me Kryeqender Dyrrahun. Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te gjithanshem "Dere e dritare" te Europes. Ne shekujt II p.K deri X era e re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.

Gjate periudhes Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti me i rendesishem ne brigjet perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Ne kohen e Perandorit te Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pesoi transformime te ndjeshme ne strukturen urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik bizantino-kristian.


Ne shekujt VIII u formua ne Durres, Njesia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", forme vetqeverisje e qytetit me krahinat perreth. Ne vitet e para te shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", qe kishte per qellim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve te Arabeve dhe Frengeve si dhe per te perballuar presionet tregtare te Venedikut. Kjo njesi ushtarake-administrative, perfshinte trojet nga Tivari ne veri e deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne lindje kufizohej me lumin Drin. Me Durresin, si kryeqender te saj, u krijua dhe u perhap Qyteterimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne sistemin feudal dhe ne krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te rinj. Gjithe ky proces, coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote e lidhjeve te zones Durres nga Bizanti.

Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata "Kostandinopoja e Dyte", u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501. Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme. Ne reformen administrative te vitit 1888, Durresi ishte Sanxhak i vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912 qyteti me rreth 4700 banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis qendrave te levizjes kombetare.

Me 21 Nentor 1912, ne Portin e Durresit, zbriten nje grup patriotesh te kryesuar nga atdhetari I.Qemali, te cilet vinin me misionin historik qe te shpallnin mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me 26 Nentor ne Durres ngrihet flamuri i Pavaresise. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione te tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916) dhe pushtimi italian (1918).

Gjate viteve te monarkise shqiptare (1924-1939) Durresi fitoi nje frymarrje te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri qytetin e vet model te zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane dhe gjermane dhe me 14 Nentor 1944, Durresi u clirua.

Periudhes se sistemit socialist (1945-1990), i perkasin investimet ne disa dege te industrise, kolektivizimi i bujqesise, masivizimi i arsimit, ngritja e nje seri objektesh social kulturore etjer. Ne fillim te viteve '90 zune fill normat e para te sistemit demokratik me shume probleme per fazen e tranzicionit, por me perspektive per te ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qe u zbatuan ne Shqiperi dhe ne Durres pas vitit 1990, sollen transformime te ndjeshme ne jeten ekonomike.


Ne rrethin e Durresit jane aktualisht ne aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te perbashketa (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me rieksportin e konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer. Ne Durres operojne aktualisht 9 banka, pjesa me e madhe e te cilave jane te huaja.

Porti i Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra te Europes ne detin Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te komunikimit te perendimit me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte percaktuar si nje pike hyrje per Korridorin e 8-te te transportit qe fillon nga Shqiperia, kalon nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te mbrritur ne portin e Varnas dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit eshte krijimi i nje transporti te sigurt, sipas standarteve te projektimit europian dhe nderkombetare. Gjithashtu eshte porti me i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% te import-eksporteve shqiptare te mallrave dhe me i rendesishem ne transportin detar te udhetareve.

Porti i Durresit ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 1.4 km2 dhe nje akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte 9.5m i thelle, 40 ml i gjere dhe 1.2 milje i gjate. Ne port funksionojne 11 kalata operues nga 6.60 -11m te thella me nje gjatesi rreth 2.200m. Siperfaqja totale per depozitimin e mallrave eshte 270.000m2 nga te cilat 27.000m2 jane te mbuluara.

Ne portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, cimento dhe artikuj te kategorive te ndryshme. Ne port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka ne dispozicion nje kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion nga 7.40-7.90 ml. Ne kete terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683 tragete me 600.500 pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.

Terminali i konteniereve eshte ne fazen ndertimore. Pervec kalates dhe sheshit qe ka ne dispozicion, ne ndihme te terminalit te konteniereve ne portin e Durresit ndodhen edhe nje sere pajisjesh qe ndihmojne ne ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht ne portin e Durresit jane futur ne perdorim fondet e Bankes Boterore prej 23 milion USD, Programi PHARE me 11 milion USD, TDA me 1.9 milion USD investime keto qe kane si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovincave dhe makinerive per perpunimin e konteinereve etjer. Porti i Durresit ka perfituar gjithashtu nje kredi prej 17 milion Euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e teminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vellimit te transportit detar ne Shqiperi kryhet nepermjet Portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 miljon ton. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i Portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.

Ne port funksionojne rreth 75 agjensi detare spedicionere, nga te cilat 6 agjensi detare qe trajtojne 14 tragete udhetaresh dhe automjetesh. Me e madhja eshte agjensia publike “Taulantja sh.a”. Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane qe lidhin Durresin me portet e tjera te Mesdheut.


Durresi eshte nyje e te gjitha llojeve te transportit. Nese do t’i referohemi shprehjes se vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake se “Te gjithe rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi, do te ishte: “Te gjithe rruget te cojne ne Durres”. Durresi, qytet 3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne qender te tij ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik ne te gjithe Ballkanin.

Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij. Durresi i cilesuar si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet moderne, turist dhe vizitor nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte perfshire ne projekte te fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive te rendesishme Nderkombetare. Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme te zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe vizitor per te shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga afer lashtesine.

Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle ne Durres eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur sukses ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona te virgjera, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime te rrugeve te reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat ekonomike financiare lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet e tyre. Nisur nga keto: Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te Durresit eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e turizmit masiv dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike, qender kryesore per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe gezon nje cilesi jete te avancuar”.

Shiko profilin e anëtarit

15 Tropoja Pak histori prej Sat Feb 28, 2009 7:29 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
TRE FUSHAT (Tropoja e sotme) eshte nje vendbanim i hershem i populluar nga popullsi shqiptare. Emrin e ka marre nga fizionomia gjeografike e zones e cila perbehet nga tre fusha. Me dyndjet e hordhive serbe dhe pushtimin e zonave veriore te Shqiperise nga popullsi Sllave vendbanimit ju vu emri sllav TRI POLJE (Tropoje) qe do te thote tre fusha. Kjo levizje e toponimeve shqiptare u pa ne shume zona te veriut ku edhe sot shteti me i ri ne Bote mban perseri nje emer Sllav, Kosove, ne vend te emrit te saj origjinal Dardani.

Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.

Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha venbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.

Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin. Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.

Ekonomia

Tropoja ndodhet rreth 260 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pozita gjeografike ka imponuar një lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Komunikacioni rrugor me Kosovën mundëson tregti të shpejtë. Tropoja ka sipërfaqe mjaftë të madhe të tokave të punushme, në të cilat kultivohen drithrat, mollët, gështenjat, kumbullat e degjuara tropojane, ndersa ne blegtori mbizotërojne të imtat, sidomos dhitë.

Shiko profilin e anëtarit

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Eshtë historia e qytetit që ka mbajtur gjallë krutanët, histori për të cilën ata krenohen. Kruja është një qytet mesjetar dhe përmendet për herë të parë si një qendër episkopale në vitin 879. Vite më vonë turqit osmanë e pushtuan dy herë, në 1396 dhe 1415. Pas daljes në skenën e historisë së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit dhe të rikthimit të tij nga Turqia më 1443, Kruja u shndërrua në simbol të rezistencës popullore kundër rrezikut nga perandoria osmane. Ishte kjo kohë kur qyteti i Krujës u bë i njohur në të gjithë Evropën. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, mbi një shpat mali, prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik. Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-të dhe ka formë eliptike, me sipërfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara. Aty ndodhet muzeu etnografik “Gjergj Kastrioti” që i dedikohet luftërave të tij 25-vjeçare, me qëllim mbrojtjen e Shqipërisë nga pushtimi osman dhe të dyja këto elemente e kanë bërë Krujën një ndër qytetet më të vizituara në vend. Në muze ndodhen mjaft dokumente dhe elementë arkitektonikë, që i japin atij një atmosferë të veçantë, edhe pse mungon përkrenarja origjinale e heroit tonë kombëtar, e cila gjendet në muzeun e Vjenës. Në fillim të shekullit të shkuar Kruja gjallonte, e veç kësaj, në vitet e socializmit u mor në dorë të shtetit duke kryer ndërhyrje serioze për sistemimin e qytetit.

1982 viti
Në vitin 1982, pas një pune disavjeçare u inaugurua muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe u shpallën monumente kulture 7 shtëpi karakteristike krutane, të cilat u morën nën mbrojtjen e shtetit
1617 viti
Kështjella e Krujës u shkatërrua si pasojë e tërmetit të rënë në vitin 1617, duke u pasuar nga shkatërrimet e bëra prej osmanëve më 1832. Me gjithë rikonstruksionin e bërë në shekullin XIX, kështjella s’mundi të mbijetojë

Pazari

Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht dhe zejet e vendosura në pazar. Në vitin 1959 ngrihet në Krujë monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar, i cili i dha namin e mirë qytetit. Pak vite më vonë, më 1968, Kruja merr nga shteti i asaj kohe emërtimin qytet-hero. Pazari i Krujës u mor nën kujdesin e qeverisë në vitin 1961, kurse më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij.

Shiko profilin e anëtarit

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
historia ime
pjesa tjeter
here tjeter:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit
BAUBAU SKEMI HISTORI NE RE JO AHAHHAHA

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
e kemi keq duhet te mesojm na nji dhe te bejm sikur na ndodhi ne:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

20 Uzurmishti prej Wed Mar 04, 2009 10:39 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
aahahahhahaha baubau pse se njo un juve ore ahah

Uzurmishti

Fshati Uzurmisht gjendet 8 kilometra larg Tetovës, në komunën e Zhelinës, një fshat shumë i vogël, por mjaft i organizuar në të gjitha aspektet. Ndonëse banorët e këtij fshati janë kryesisht të ardhur nga fshatrat e malësisë së Dervenit, po të shkosh atje të krijohet përshtypja se të gjithë banorët janë të një familjeje. Fshati Uzurmisht në historiografi haset prej shekullit XV, gjegjësisht në vitin 1453 ku ka pasur 15 shtëpi, ndërsa në vitin 1468 ka pasur 20 familje . Ky lokalitet përmendet në dëshmitë e Isa Beut mbi Pollogun e Tetovës, përderisa në disa shënime haset me emrin Zarnisht.
"Fshati i vogël, por ka bërë punë shumë të mëdha", shprehen banorët e Uzurmishtit, të cilët në mbrëmje të gjithë mund t'i takosh në kafene në qendër të fshatit. Kafeneja për më të moshuarit është i vetmi vend ku ata e kalojnë kohën e lirë, duke folur për politikë, qajnë hallet e përditshmërisë, për papunësinë e cila është brengë për të gjithë banorët. Në Uzurmisht askush nuk merr ndonjë nismë pa lejen e bashkësisë lokale, e cila për banorët e Uzurmishtit është institucioni ku të gjithë mund të drejtohen dhe të shprehin mendimet e tyre.
Për të mësuar më shumë në lidhje me këtë fshat të komunës së Zhelinës, ne fillimisht u ndalëm në zyrën e bashkësisë lokale, ku u takuam me Muhamet Zylbeharin, kryetar i saj, njeri i cili ka përvojën se si të udhëheqë një "institucion", pasi për një kohë të gjatë ka qenë kryesues i këshillit të komunës së Zhelinës. Muhamet Zylbehari tha se në fshatin Uzurmisht ka gjithsej 105 familje me 740 banorë, gjë që e bën të jetë fshati më i vogël në komunën e Zhelinës, por mbetet fshati më i organizuar. Jemi të vetmit që kemi bërë plane për rregullimin e infrastrukturës dhe të shërbimeve të tjera për një afat më të gjatë. Sa i përket infrastrukturës, të gjitha rrugët dhe rrugicat e fshatit janë të asfaltuara, por problem vazhdon të mbetet uji për pije. Ai tha se banorët e fshatit momentalisht ujë për pije shfrytëzojnë nga puset. Kemi shpresë së në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe ambasadën e Norvegjisë të bëjmë rregullimin e ujësjellësit në fshat, pasi ky projekt nuk është realizuar me kohë për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes QMBNsë dhe ambasadës norvegjeze. Për fshatin Uzurmisht ky është një projekt vital, pasi njëherë e përgjithmonë do të zgjidhë çështjen e ujit për pije. Bashkësia lokale e Uzurmishtit ka dorëzuar një projekt në ambasadën e Norvegjisë për ndërtimin e shkollës fillore, e cila pritet të jetë gati në vitin 2007", tha Muhamet Zylbehari. Sipas tij, shkolla ku aktualisht mësojnë 50 nxënës është mjaft e vjetruar. Ajo është një barakë, e cila në çdo kohë mund të shembet, kurse nxënësit nga klasa e pestë deri në të tetën mësojnë në Shemshovë. Shpresojmë se në vitin 2007 nxënësit e Uzurmishtit do të mësojnë në shkollën e re.
Një tjetër projekt që është finalizuar këtë vit është xhamia e fshatit, e cila është ndërtuar me vetë kontributin e banorëve. Ai tha se mbi 150 mijë euro janë investuar për ndërtimin e këtij tempulli fetar. Zyrtarisht ky objekt është lëshuar në përdorim vetëm një muaj më parë.
Preokupim parësor i banorëve të fshatit Uzurmisht mbetet papunësia. Pjesa dërmuese e banorëve janë në kurbet në vendet e ndryshme evropiane, kurse ata që janë këtu mundohen që përmes punës në sektorin privat të sigurojnë bukën e gojës. Kryetari i bashkësisë lokale të Uzurmishtit, Muhamet Zylbehari, thotë se për të gjitha punët që janë realizuar në këtë fshat meritën e kanë të rinjtë, të cilët në asnjë moment nuk kanë refuzuar nismat e bashkësisë lokale. Rinia e këtij fshati çdo herë është munduar që të punojë për të mirën e fshatit. Kanë bërë përpjekje për të rregulluar fushën e futbollit, e cila kërkon edhe pak punë që të jetë gati, por shpresojmë se me ndihmën e donatorëve të jashtëm edhe ky projekt do të realizohet. Për këtë iniciativë kemi marrë premtim për ndihmë edhe nga ambasada e Norvegjisë. Nuk është rastësi që Uzurmishti është fshati më i organizuar për shkak se nga viti 1997 e deri në vitin 2006 janë investuar afër 700 mijë euro. Të gjitha mjetet janë mbledhur nga vetë banorët, me përjashtim të një shume të vogël që janë investuar nga komuna e Zhelinës dhe disa organizata të tjera. Një projekt tjetër që kërkon investim kapital prej 1 milion eurosh, është rregullimi i kanalizimit që duhet të realizohet në bashkëpunim me fshatrat Pallaticë dhe Shemshovë, por për këtë projekt duhen donatorë të fuqishëm. Me këtë mënyrë të organizimit perfekt të banorëve deri në vitin 2010 fshatin Uzurmisht do ta bëjmë fshatin më modern në Maqedoni. Ndriçimi publik në këtë fshat mirëmbahet nga komuna e Zhelinës, gjë që dëshmon për bashkëpunimin që ekziston mes komunës dhe bashkësisë lokale.
Këtu mësuam se mbi 90 për qind e nxënësve të këtij fshati e vazhdojnë shkollimin e mesëm dhe atë superior. Rinia që vepron jashtë dallohet për aktivitetet që i organizojnë atje, sidomos në fushën e sportit, u shpreh Naser Fejzuli, i cili punonte në një shitore. "Infrastrukturën në fshat e kemi të rregulluar, rrugët janë të gjëra, por nuk kemi vende pune. është fshat i vogël dhe mundësitë për të investuar ne këtu janë fare të vogla", u shprehën një grup njerëzish që qëndronin në qendër të fshatit. Këtu e kalojmë mbrëmjen të gjithë me shpresë se një ditë jo vetëm për banorët e Uzurmishtit, por për të gjithë do të bëhet më mirë.
Gëzon fakti se gjallëria e jetës në këtë fshat të Pollogut të Poshtëm të lë përshtypje se këtu jeta ka marrë trajtën e rregullt, gjë që vërtetohet edhe me ndërtimin e shtëpive të reja me standarde më moderne.

Shiko profilin e anëtarit

21 Gjilani prej Wed Mar 04, 2009 10:39 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Gjilani është njëri nga qytetet më të mëdhatë Kosovës. Është vendosur në fushëne Gjilanit gjegjesisht në jug-lindje te Kosovës në Anamoravë.

-Historia-
Si vendbanim njihet që nga viti 1342, kur këtu ka qëndruar mbreti serb Dushan. Me emrin Gnivlani përmendet në kartën e konteshës Milica me djemtë në vitet 1394-1402. Në Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka pasë 41 shtëpi, ndërsa sipas defterit kadastral të vitit 1566-74, kishte 38 shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhëpërshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit Depcë të komunës së Preshevës, por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thot se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.
Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme Dardania I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë.
Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative.
Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve dhe Çifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Atik Xhami mëhalla, mëhalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe.

-Gjeografia-
Anamorava është rajon i cili gjendet në pjesën juglindore të Kosovës. Anamorava përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me nji sipërfaqe rreth 650km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m. Në fushën e Gjilanit është vendosur vendbanimi i Gjilanit. Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës.
Në varg të mbyllur qyteti i Gjilanit rrethohet nga fshatrat:Livoqi Poshtëm, Shillovë,Malishevë,
Uglar, Velekincë, Livoqi Epërm, Bresalc, Pasjak, Koretishtë, Stanishor, Kufcë e Epërme, Përlepnicë.
Nëpër qytet rrjedhin tre lumenj, gjeografikisht jo fort të njohur. Në qendër lumi mirusha, me degën e majtë Banjën, më në lindje lumi i Stanishorit. Dy të parët bashkohen në dale të qytetit, ndërsa i treti afër Malishevës ku edhe marrin emrin e përbashkët Lumi i Malishevës, i cili nja 6 kilometra larg Gjilanit , në afërsi të fshatit Uglar, derdhet në Moravën e Binçës.

-Arsimi-
Arsimi në Gjilan daton që nga periudha e pushtetit osman. Në gjysmën e shekullit të XIX në oborrin e Atik Xhamisë ishte hapur mejtepi. Më vonë këtu është hapur edhe medreseja e më vonë edhe Ruzhdija. Këto shkolla, pos Ruzhdijes që kishte në program edhe lëndë të përgjithshme, kishin program fetar.
Përpjekjet për të, u shkolluar në gjuhën shqipe kan qenë të hershme edhe në Anamoravë.
Gjat kohës së Revulucionit Xhonturq të viti 1908 në trojet shqiptare e edhe në Kazanë e Gjilanit hapeshin shkollat shqipe. Qarqet patriotike shqiptare të Kazasë së Gjilanit u nxitua të shfrytëzohen liritë e cunguara në këtë plan dhe filluantë përhapen format e format e arsimit shqip, si në planin individual ashtu edhe atë kolektiv. U formua klubi shqiptar si organizatë e gjërë demokratike, në të cilin ishte përqendruar veprimtaria politike dhe kulturore e patriotëve të kësaj ane. Në këtë klub kishte përfaqësues nga të gjitha shtresat shoqërore. Klubi zhvillonte akivitet të duksahëm në ngritjen e vetëdijës kombëtare dhe në ngritjen e Lëvizjes në nivel më të lartë. Me iniciativën e klubit dhe të disa patriotëve , të prirë nga Hasan Prishtina e, Nexhib Draga etj., u hapën shkollat e para private shqipe në Gjilan e rrethinë.Një shkollë e tillë private ishte hapur në Posheran.
Në Kazanë e madhe të Gjilanit , që nga gjysma e shekullit XIX, punonte një shkollë shqipe pran kishës katolike në fshatin Stublla e Epërme. Shkolla është legalizuar në vitin 1905 dhe është financuar nga qeveria austro-hungareze. Mësus në këtë shkollë që nga viti 1896, ishte prifti i famullisë së Stubllës, Dom Mikel Tarabulluzi nga Prizereni. Kjo shkollë katërvjeqare për djem dhe vajza , me ndërprerje të kohëpaskohëshme, ka punuar gjer më 1921. Përshkak të aktivitetit në rrafshin engritjes së vetëdijes kombëtare dhe intelektuale, mësuesi i sajë Dom Mikel Tarabulluzi ishte burgosur , torturuar dhe ekzekutuar mizorisht.
Arsimi serb, sipas disa burimeve, daton prej vitit 1858. Në bazë të një dokumenti shkolla shqipe duhet të jetë hapur diku në vitin 1909, por se shumë shpejt kjo shkollë mbyllet, si nga administrata turke ashtu dhe nga ajo serbe. Përmendet se shkollimi fillor në gjuhën shqipe ka filluar me 8 dhjetor të vitit 1941, për t’u vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht Gjilani ka 5 shkolla fillore (Musa Zajmi, Thimi Mitko, Abaz Ajeti, Rexhep Elmazi dhe Selami Hallaçi) dhe 5 shkolla të mesme (Gjimnazi “Zenel Hajdini”, shkolla e mesme e mjekësisë “Asllan Elezi”, e bujqësisë “Arbëria”, Ekonomikja “Marin Barleti” teknike “Mehmet Isai”), degën e fakultetit të edukimit “Skënderbeu”, si dhe fakultetet private degën e Kolegjit “Fama” dhe Kolegjin universitar “Gjilani”.

Shiko profilin e anëtarit

22 Zhelina prej Wed Mar 04, 2009 10:41 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Fshati Zhelinë shtrihet në anën e djathtë të rrugës kryesore Tetovë-Shkup. Prej Tetovës gjendet 8 Km ndërsa prej Shkupit 35 km larg. Fshati numëron mbi 700 shtëpi kurse numëri i banorëva është përmbi 5 mijë. Lartësia mbidetare është 450 m, gjerësia gjeografike 41° 58’, gjatësia gjeografike 21° 3’. Siepërfaqja e sinorit është 19,9 kilometra katërorë, sipërfaqja agrare 1495 ha., pyje 648 ha., tokë punuese 603 ha., kullota 224 ha..

Në Zhelinë jetojnë këto familje si:Hajvaz, Skonde, Beshë, Grace, Çajanë, Matranç, Muhaxher ( të ardhur nga Ana e Moravës) si dhe të tjerë.

Mirëpo edhe nga Zhelina ka pasur shpërngulje nëpër qytete si dhe në Turqi-Burs nga arsye më të ndryshmet.

Për Zhelinën ekziston edhe sinonimi „Ura e nuseve“ e cila urë është ndër më të vjetrat në këto troje ku thuhet se daton që nga sundimi romak mirëpo ka edhe data të tjera të dokumtuara për këtë urë sikur është viti 1539 i cili merret edhe si fillimi i ndërtimit të urës.

Poeti arsimtarë këtij objekti i ka kushtuar edhe një përmbledhje me poezi e titulluar „Ura e nuseve“. Emërtimet e disa vendeve në këtë fshat për male, fusha dhe kodra etj: Fojniku – livadhet dhe stanet, Zabeli ku ka drunjë apo edhe burim uji, Ballshor – lokalitet antik, Kroi i kishës, Loma e Ballëkit, Erebimë (erë + bimë), gjuri i kuq, gjuri shqipes, gravanec, kroi i madh, kroi i vogël dhe shumë emërtime tjera.

Zhelina daton prej mesjetës së hershme e që në historiografi na paraqitet në vitin 1337-1346 ku përmendet kisha e Shën Mërisë së Tetovës në vitin 1343. Ndërsa sipas disa dëshmive osmane në vitin 1453 ka patur 34 familje, më 1468 ka patur 60 familje.

Në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Vardar më saktësisht afër 500 metra në veriperëndim të pozitës së tashme të fshatit është zbuluar një lokalitet antik në tërthoret e të cilit përmendet se ka ekzistuar një vendbanim qysh në kohën e re të gurit, pra 6000 deri 4000 vjet para kohës së re në vendin e quajtur BALLSHOR. Gjatë lëvrimit të arave janë zbuluar eksponate enësh të dheut në formë të rumbullakët dhe konusore, të modeluara në mënyrë të thjeshtë, me dorë të lirë, madje janë gjetur gurë nga qeramika për vegje pëlhurash, copa të vogla me tehe të mprehta thikash prej stralli, tokë e djegur, eshtra shtazësh dhe sende tjera të imta stolisjeje si dhe shumë gjëra tjera.

Në vednin ku është xhamija e vjetër ( sot e re) e cila është ndërtuar në shekullin XVII, më parë thuhet se aty diku ka qenë kisha e fisit Penest të ilirëve që njihen si banues të kohës së mëhershme. Sipas gjurmëve të zbuluara deri tash mund të përfundojmë se në këto vise jeta ka gjllëruar e sidomos rëzë Sharit e më pak në anën e Malit Thatë.


Bashkësia vendore për kryetarë ka Hamdi Latifin me 15 këshilltarë, Zhelina ka dy këshilltarë komunalë, në pjesën perëndimore të fshatit gjendet
sh. f. „Luigj Gurakuqi“ ku mësimin e ndjekin 643 nxënës, në fshatë janë dy xhami , e para është ndërtuar në shkullin e XVII ( sot mbi te është ngritur një xhami e re) ku imam është Idriz Huseini dhe e dyta që gjendet në qendër të fshatit është ndërtuar në vitin 1988 ku imam është Mesut Islami. Poashtu në fshat aktiv është edhe klubi futbollistik „Liria“ si dhe shoqëria kulturore artistike „Rinia“.
Edhe Cafe Bar Ura eshte te u ber historike ne zhelin ngat ures se vjeter nga koha Osmane

Zhelina ka postë e cila i shërben fshatarët dhe popullatën përreth, ambulancë shëndetsore shtetërore si dhe disa private, ka mbi 50 ndërmarrje.
Për me shum vizitoni www.zhelina.info
SHKOLLA

SHKOLLA FILLORE “ LUIGJ GURAKUQI ’’ F. ZHELINË

Shkolla fillore “ Luigj Gurakuqi “ punën e vet edukativo – arsimore e ka filluar qysh në vitin 1941, fillimisht me një paralele dhe me një numër të vogël të nxënësve të moshave të ndryshme. Kurse në vitin shkollor 1956/57 për here të pare u happen paralele të klasave të larta ku përfshiheshin nxënës nga fshatrat përreth si : Strimnica , Pollatica, Leshnica e Poshtme , Leshnica e Epërme, Saraqina dhe Gurgurnica.

Në periudha të ndryshme kjo shkollë është pagëzuar me emra të ndryshëm, si: Drita, Dielli, Josip Broz Tito, gjersa që nga viti shkollor 1992/1993 përfundimisht realizohet dëshira e nxënësve, arsimtarëve dhe prindëve dhe shkolla jonë u pagëzua me emrin e patriotit, atdhetarit dhe poetit Luigj Gurakuqi, që ne sot të gjithë jemi krenar.
Me emrin e merituar të Luigj Gurakuqi, këtij njeriu të madh shkolla jonë së bashku me dy shkollat teritoriale ka njohur vetëm rezultate. Mësimin e përcjellin 26 paralele dhe 4 klasë të para 9 vjeçare, gjithesejt 685 nxënës. Procesin edukativo-arsimor e realizojnë 41 arsimtarë dhe 11 të punësuar të tjerë ose 52 punëtorë, me kualifikime përkatëse.
Shkolla jonë punon në dy ndrime, në shkollën qendrore që nha viti 2000 me inagurimin e objektit të ri nxënësit e arsimtarët punonjë në kushte të mira që plotësonjë standardet e duhura. Në fshatin L.e Poshtme mësimi realizohet në shkollë –barakë dhe me kushte relativisht të mira, ku mësojn 35 nxënës në paralele me mësim të kombinuar.
Problemi I veçantë që urgjentisht duhet të zgjidhet është objekti i shkollës në Leshnicë të Epërme që është në kushte katastrofale dhe shpresojmë se organet kompetente do të ndërmarin masa konkrete në zgjedhjen e këtij problemi. Në këtë shkollë mësimi realizohet dy ndrime ku janë të përfshirë 36 nxënës.
Vlenë të theksohet se gjatë realizimit të veprimtarisë së përbashkët mësimore nuk kan munguar edhe rezultatet dhe të ariturat e këtij institucioni. Më poshtë do të përmendim vetëm disa, si : Pjesmarja dhe sukseset dhe të ariturat e nxënësve në garat e niveleve të ndryshme. Si në matematikë, fizikë, arsim figurative, arsim teknik, sport. Këtë vit shkollor. Nxënësit e shkollës sonë për here të pare kan mare pjesë në garat rajonale në këndim koral, ku kemi zënë vendin e tretë në konkurencë prej 34 shkollave.
Do të përmendim implemenrimin e proektit Modernizimi I arsimit nga I cili kemi përfituar në tri lëmi: Infrastruktur, trajnime të arsimtarëve dhe në realizim të sipër është paisja me lektyra shkollore dhe mjete konkretizuese.
Në kompletim e sipër është edhe laboratory i dytë kompjutorik si proekt I Ministrisë së arsimit nga I cili do të mundësohet aplikimii TIK-ut në punën mësimore.
Nga gjuri I kësaj shkolle kanë dal shumë gjenerata dhe perms tyre shumë kuadro të profileve të ndryshme që me sukses dhe nderë ushtronjë profesionin e tyre.
Me sukses bëjmë përparimin dhe stimulimin e procesit edukativo-arsimor edhe pse ballafaqohemi me mungesën e mjeteve dhe pajisjeve të tjera që imponojnë kërkesat e mësimit bashkëkohor.
Meritë të posaçme kanë nxënësit me angazhimin e tyre, të punësuarit dhe subjektët competent që përkujdesen për mbarëvajtjen e punës mësimore si dhe bashkëpunëtorët e dashamirët që na përkrahin në realizimin e aritjen e rezultateve.
Nuk kemi aritur të përmbledhim të gjitha të ariturat, një gjë mund të themi : çështë më e bukur e më e shenjtë do të mundohemi ta realizojmë në vitet në vazhdim.
Si risi e këti viti shkollor është edhe kjo revistë të cilën e keni në duart e tuaja , e cila mban emrin e shkollës në të kaluarën.

Shiko profilin e anëtarit

23 TREBOSHI prej Wed Mar 04, 2009 10:41 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Fshati gjendet në zemër të Pollogut në kilometrin e 5 në lindje të Tetovës. Zanafilla e fshatit daton në fillim të shekullit të kaluar nga nji çiflik agallarësh ku banorët e parë ishin njerëz të ardhur nga malësia e Tetovës konkretisht nga fshati Veshallë si dhe nga fshati Jabllanicë i Prizrenit të ardhur për të punuar në çiflik të agallarëve sa për të siguruar kafshatën e bukës. Ka pasë edhe ndonji familje nga Tetova që kanë punuar përkohsisht dhe kanë ngelur në këtë fshat. Kështu këta bujq ngelën në fshat edhe për të banuar dhe njiherit janë edhe banorët e parë të këtij fshati.

Në vitet e që pasojn pas luftës së parë botnore Sërbia me politikën e saj kolonizuese vendos kolon sërb në këtë vendbanim duke u nda toka gratis që e njejta u përsërit edhe në vitet pas luftës së dytë popullsisë sllave që tua mundsojë qëndrimin në fshat si ngadhnjimtar të dal nga lufta ndau edhe njiher toka për ta. Kështu në këtë kohë popullsi sllave në këtë vendbanim kishte ma tepër, raporti ishte 7 me 1 .
Në vitet pas luftës së dytë popullsia shqiptare si gjithkund në ish Jugoslavi ashtu edhe në Tetovë dhe rethinë nga plaçkitjet dhe taksat e ndryshme të pushtetit të athershëm (eksperimentet që zbatonte sistemi mbi shqiptarët) ishin në një gjendje të mjerushme ekonomike dhe vazhdimisht ishin në kërkim të kushteve për mbijetim. Fshati Trebosh me tokën pjellore ishte nji parajsë e vërtetë për popullatën e tillë që të sigurojnë bukë për të gjithë.
Kështu në fillim të viteve 50-ta nga malësia e Tetovës filluan të vinin familje që ishin të afërm me ata të maparshmit rezidentët, dhe kështu sinxhiri vazhdoi edhe në vitet që pasojnë. Në vitet 70-ta ishte invazion i vërtet nga të gjitha anët i ardhjes në Trebosh. Pas viteve 90-ta e deri më sot ardhja masive vazhdon nga fshatrat Gurgunicë e e Sallarevë.
Në Trebosh sot kemi familje të ardhur jo vetëm nga komuna e Tetovës por edhe të Gostivarit. Të ardhurit janë nga malësia e Tetovës nga fshatrat Bozovcë, Veshallë, Brodec, Shipkovicë, Lisec, Vejcë, Sellcë dhe Gjermë,ndërsa nga ana e malit të thatë nga Gurgunicë, Sallarevë, Merovë, Rogle, Grupçin, Kapazhdoll, Dobarcë dhe Leshnicë, ndërsa nga pollogu i epërm nga Çegrani, Çajlja, Forina, Kalishti, Llomnica, Trnova dhe Rakoveci .
Në fillim pas luftës së dytë fshati nuk kishte asnji infrastrukture. Nxënësit e paktë shqiptar udhëtonin deri në fshatin më të afërm Xhepçishtë kurse në vitin 1951 u hap edhe klasa e parë me mësim në gjuhën shqipe në fshat. Me shum sakrifica ndërtuan edhe xhaminë e fshatit. Fshati shtrihej në nji sipërfaqe moçalike dhe tokë të papunueshme, prandaj u ndërmor nga ana e pushtetit veprime për tharjen e fushës dhe kështu në vitin 1956 u organizua aksion vullnetar nga ana e rinisë për hapjen e kanalit nga qendra e fshatit deri në lumin Vardar i cili mundësoi tharjen e tokës.
Në fillim të viteve 60 u ba edhe elektrifikimi i fshatit. Ky trend i ndërtimit të infrastrukturës dhe objekteve tjera shoqërore vazhdoi edhe gjatë viteve 70-ta kur edhe me të madhe filloi shkuarja e punëtorëve në botën e jashtme të cilët në masë të madhe kontribuan në zhvillimin e fshatit. U ndërtua rruga e fshatit që lidh me Tetovën, u rregullua shtrati i lumit të Gjermës që vërshonte çdo vjet fshatin dhe fushën, u ba zgjerimi i varezave,u renovua xhamia e fshatit u ndërtua ambullanta që e posedon bashkësia lokale, në çdo dekadë u ndërtuan nga dy transformator të rijë e tj.
Shkolla e fshatit me dy klasa nga klasa e parë deri në të katërtën u punoheshte në tre turne gjithashtu nji klasë punonte në mektepin e xhamisë nuk i plotësonin nevojat dhe kushtet për mësim ndërsa nga lasa e katërt deri në klasën e tetë nxënësit udhëtoni deri në qytet, fshatarët u detyruan të ndërtojnë shkollën tetvjeçare më 1988 e cila sot numëron mbi 400 nxënës prej klasës së parë e deri në të tetën.
Të gjitha këto ndërtime u banë me vetëkontribut dhe aksione vullnetare të fshatarëve me nji pjesmarje të vogël të kumunës së Tetovës.
Pas viteve 90-ta filloi të zhvillohet edhe biznesi privat kështu filloi punën ndërmarja për përpunimin e drurit ,,Tre Prom,, kurse menjiher pas luftës në Maqedoni startoi me punë ndërmarja e përzier shqiptaro-gjermane për prodhimin e vezëve ,,Vezë Sharri,, dhe ,, Lecker,, ndërmarje për përpunimin e mishit dhe produkteve të tij e cila shumë shpejt pushtoi tregun e Maqedonisë e më gjërë. Këta ndërmarje sado pak e zbusin papunësinë e cila është prezente edhe këtu ku momentalisht punojnë afro 40 punëtorë

Sot fshati Trebosh numron afro 500 shtëpi kryesisht ndërtime të reja me afro 3000 banorë. Edhe pse fshati ka tokë pjellore por nuk mjafton për të gjithë banorët, ndërsa në zvoglimin e tokës ndikon edhe ardhja gjithnjë e më shum e banorëve të rijë dhe ndërtimi bahet pa plane dhe strategji për mbrojtjen e tokës. Gati çdo shtëpi ka të punësuar në botën e jashtme ndonjë anëtarë të familjes, nuk është i vogël edhe numri i atyre që punojnë dhe jetojnë me familje. Numëri i të punësuarëve në sektorin shoqëror është tejet i vogël kryesisht janë të punësuar në arsim. Numri i të punësuarëve në sektorin privat është nëpër shitoret për kolonial dhe kafenet e fshatit, mjeshtrit e ndryshëm të ndërtimtarisë dhe mekanikës, taksist dhe kombi taksi etj.
Me Tetovën i lidhë edhe linja e regullt me autobus.
Sot fshati Trebosh me ndamjen e re teritoriale i takon komunës së Zhelinës.
E gjith popullata është me përkatësi shqiptare ka vetëm nji banor maqedonas.

Shiko profilin e anëtarit

24 Odri - (Odër) prej Wed Mar 04, 2009 10:43 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Odri - (Odër)
Pozita Gjeografike:
Odri gjindet ne kilometrin e aksit rrugor Tetovë - Jazhincë që kap anën verilindore të Tetovës.
Në bazë të ndarjes së re teritoriale i takon komunës së Tearcës.

Odri ka reth 2500 Banor. (që nga Viti 2002)

Vendbanime fqinje:
Odri kufizohet me Dobroshtin, Nerashtin, Bellovishten, Përcën dhe bjeshkët e Sharritme Kosovën.

Ekonomia:
Fshati Odër ka një përqindje të mesme të Banorëve që marin ndihma sociale.
Rinia e fshait edhw pse me përgaditje përkatëse arsimore, me të mesme dhe njënumër simbolik
me Arsim fillor, nuk janë të punësuar apo simbolikisht jane në adminstratën shtetërore.
Si në shumë vende të tjera edhe në arat e këtij fshati që janë mbi 5 ha, një nummër i banorëve
shfrytzojnë kultura të ndryshme të bjqësisë, por që janë për nevojat Familjare.
Fshati është në zhvillim e sipër për çka dëshmojnë edhe shtëpitë të reja të ndërtuara në këto
vitet e fundit.

Personalitete:
Mahmut Ferati - Këngëtar i njohur shqiptar
Luan Bexheti - Aktor i njohur shqiptar

Shiko profilin e anëtarit

25 Gostivar prej Wed Mar 04, 2009 10:44 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
QYTETI I MIQVE

Rreth Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17p. e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërcovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjindur në mes të Kërcovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.

Sipas një legjende emri i tashëm i qytetit është emëruar në kohën e sundimtarit Vukashin edhe atë GOSTI – mysafir. Meqë ka pasur një numër të madh të vizitorëve, miqve nëpër këto vise edhe gjatë periudhës së sundimit të turqve në turqishte vendin e kanë thirur “GOSTIVAR“ (miq ka). Vetë emri Gostivar quhej vend i tubimit të miqve “Qyteti i miqve”.

Në vitin 1850 gjeologu dhe balkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë sE në Pollog gindet “fshati I madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë.
Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për venbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.

Qyteti i Gostivarit gjindet nëpër anale historike nga historianë në zë të cilët japin të dhëna të rëndësishme për ekzistencën, strukturën, etj. që vërehet edhe në dhënat statistikore që i jep etnologu bullgar Vasil Kincev, sipas të cilit në Gostivar në fund të shekullit XIX ka pasur 3735 banorë, 3180 shqiptarë, 310 të krishterë (maqedon, sërb) 200 romë (cergë), 20 turq dhe 25 vlleh. Ndërsa sot, statistika e Gostivarit është:


Nacionaliteti Numri Përqindja
Shqiptar 54038 mbi 80%
Maqedon 15877 nën 10 %
Turq 7991 nën 5%
Rom 2237 diku rreth 2%
Vlleh 15 0.01%
Serb 160 0.01%
Boshnjakë 39 0.04%
Të tjerë 685 0.84%
Gjithsejt 81042 100%

Qytetet me ekzistencë të hershme kanë tradita, histori, kulturë, shenja nga lashtësia, gjë që bën qw gjurmët e tyre tw duken qartë edhe në ditët tona. Pikërisht qyteti i Gostivarit është i shenjëzuar nga Kulla e Sahatit e cila qëndron si dëshmitare memece e ndodhive këtu, prej vitit 1566 e deri më sot. Kulla në pjesën më të madhe i ka ruajtur veçoritë e ndërtimit dhe nuk është rastësisht përmendore e kulturës.

Shënimet dhe përmendoret e kulturës ku janë një numër i madh i xhamive, teqeve dhe kishave na kthejnë në një kohë kur në këto hapësira kanë ardhur turqit. Beu i parë i Gostivarit ka qenë Kara Mustafa Pashai. Gjatë sundimit të Sulltan Ibrahim Kanit (1639-1648) në vitin 1639 bëhet vezir i Perandorisë Osmane.

Pas vdekjes së tij, kur e likuidojnë në Stamboll, djali i tij Ebu Bekiri vjen në Gostivar. Si pasanik i madh, pas vendosjes së tij në Gostivar, ndërton xhami, në afërsi të Lagjes Beg. Në vakufnamen prej vitit 1688, të cilën e ka parë personalisht Abdylhaqim Dogani, pranë xhamisë është ndërtuar medrese, që është shkolla e parë në Gostivar, një konvikt për nxënësit e fshatrave të afërta, ku përveç talebeve (nxënësve) janë ushqyer edhe të vobektit nga Gostivari. Në përbërjen e këtij kompleksi ka funksionuar edhe biblioteka.

Xhamija e Ebu Bekirit është rrënuar që përsëri ta ndërtojë xhaxhai i tij Ismail Aga. Ai ka qenë pasanik i madh. E ka ndërtuar edhe Kullën e Sahatit, që na e bën me dije se prej atëherë kjo xhami është quajtur Xhamia e Sahatit. Në vitin 1920 kjo xhami rikonstruohet. Verën e vitit 1944 rikonstruohet, qw për 50 vite më vonë të ndërtohet në themelet e kësaj xhamie, një objekt i bukur pranë Kullës së Sahatit që ndodhet në qendër të qytetit, Xhamija e re, Xhamija e Sahatit që ka një minare me dy sherife.

Fusha e Pollogut është krijuar si pasojë e zhvendosjeve të mëdha tektonike gjatë derdhjes së liqenit që ka ekzistuar në fundin e fushës gjatë tercierit dhe kuarterit nëpër luginën e Dervenit nëpërmjet të Vardarit në Detin Egje. Në këtë fazë gjeologjike është formuar reliefi themelor i fushës së Pollogut. Mali i Thatë me 1853 metra të lartësisë mbidetare dhe Mali Sharr me 2.748 metra të lartësisë mbidetare e shënojnë ambientin nëpër të cilin shtrihet qyteti.

Malet perëndimore dhe pjesët e shpatinjve janë të mbuluara me vegjetacion të begatshëm duke u dhënë këtyre hapësirave karakter të theksuar pyllor, ndërsa ato lindore janë të zhveshura dhe të shkreta për shkak të përbërjes gëlqerore.

Fusha e Pollogut është në 300-600 metra lartësi mbidetare. Ajo është thesar i vërtetë për prodhimet bujqësore që shfrytëzohet me të madhe.


Prodhimi i zhvilluar bujqësor nuk mundet që të thuhet se është dominant, sepse Gostivari sot zhvillohet në qendër moderne biznesi në të cilën zhvillohen prodhimi dhe shërbimet. Baza është në të kaluarën, në zejtarinë e zhvilluar dhe në sistemet e mëdha industriale të cilat për shkak të modeleve të organizimit dhe drejtimit, nuk arritën që të ekzistojnë në garrën e tregut. Këtu një kohë ekzistonin zejtarë kulminantë të cilët tregut i ofronin prodhime të lloj-llojshme, e që sot të mbijnë kompani brendet e të cilave janë të njohura edhe jashta kufinjve të Maqedonisë.

Territori i Komunës së Gostivarit është territor mjaft i begatshëm me ujëra të përherëshme dhe të përkohëshme që e mbulojnë territorin duke krijuar gërshetim nga lumenjtë dhe prockat me ujë gjatë tërë vitit .
Lumi më i gjatë në Republikën e Maqedonisë, Vardari, buron pesë kilometra në perëndim të qytetit të Gostivarit. Në vete i grumbullon lumenjtë dhe prockat më të vogla në rrugën e gjatë deri te Deti Egje. Duke kaluar vërtetë nëpër vise atraktive, Vardari dhe degët e tija, kalimtarit të rastit i ofrojnë kënaqësi të vërtetë që e ka krijuar natyra, e adhuruesve të peshkatarisë përjetim që mbahet mend.

Gjallërinë në qytet e jep jeta kulturore. Nën patronazh të rinisë gostivarase në qytet funksionojnë disa SHKA, të cilët aktivitetin e tyre e shpalosin qoftë në Shtëpinë e Kulturës, qoftë në ambient të hapur ...

Jetë të begatshme dashamirëve të sportit u ofrojnë një numër i madh klubesh si në basketboll, futboll, hendboll ...

Veçoritë natyrore, veçanërisht malet përreth dhe liqeni i bukur i Mavrovës që ndodhet në vetëm 25 kilometra larg Gostivarit, në të ardhmen duhet që ta promovojnë qytetin në qendër turistike. Për vetëm tridhjetë minuta mund të arrihet në natyrë, në liqe apo mal. Do të pajtoheni me të vërtetë rrallë, jashtëzakonisht dhe bukur. Fotografia e vërteton këtë. D.m.th. ka më shumë shkaqe pse të vihet në Gostivar, të njoftoheni me banorët e tij, me të kaluarën e tij si dhe me të tashmen. Do të jeni të MIRËSEARDHUR.

Demografija

NUMRI I POPULLSISË SIPAS PËRKATËSISË NACIONALE REGJISTRIMIT I VITIT 2002

Nacionaliteti Numri Përqindja
Shqiptar 54038 66.6%
Maqedon 15877 19.5%
Turq 7991 9.8%
Rom 2237 3.8%
Vlleh 15 0.01%
Serb 160 0.19%
Boshnjakë 39 0.04%
Të tjerë 685 0.84%
Gjithsejt 81042 100%

NUMRI I POPULLSISË SIPAS GJINISË REGJISTRIMIT I VITIT 2002


Meshkuj 24215
Femra 25330
Gjithsejt 49545









Pozita Gjeografike

Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve dhe personaliteteve, GOSTIVARI. Për të soditur për së afërmi panoramën e mrekullueshme të qytetit të Gostivarit qoftë duke ardhur nga Tirana, në Ohër për në Gostivar, apo nga Prishtina, Shkupi, nga Tetova për në Gostivar, shfrytëzohen autostrada moderne që shkelin nëpër fushën e gjerë të Pollogut. Përndryshe të gjitha komunikacionet, rrugore apo hekurudhore, mundësojnë qarkullim të shpejtë. Në njëqind kilometra në jug ndodhet aeroporti në Ohër dhe rreth nëntëdhjetë kilometra larg aeroporti në Shkup. Gostivari është komunë e cila kap sipërfaqe prej rreth 650 kilometra katrorë. Qyteti paraqet mjedis administrativ, politik,kulturor dhe biznesor për mw tepwr se tetëdhjetëmijë banorë, prej të cilëve në vetë bërthamën e qytetit jetojnë rreth 36 mijë. Mjedis tipik multikulturor. Në të jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, romë e të tjerë. Qytet i cili paraqet me të vërtetë vend të bukur jetese, duke ofruar klimë të këndshme në të gjitha stinët e vitit, vendpozitë e mrekullueshme, komunikacion, kushte për biznes, shkollim... Mu për këtë arsye me vite përpara, qartë është shprehur ekspanzioni edhe i popullatës, edhe i zhvillimit ekonomik, kultivimit të veçorive dhe veçanërisht i kujdesit dhe krijimit të kushteve sa është e mundur më kualitative për jetesë. Prej pranverës së vitit 2005, perspektivat janë edhe më të fuqishme, me decentralizimin në vijim, me çka përkujdesjen në pjesën më të madhe tw punwve publike e ka pushteti lokal. Përndryshe, rezultatet tash më edhe shihen. Tradita e jep shenjën në çdo mjedis. Banorët e Gostivarit me kënaqësi do t’ua rrëfejnë tregimin për atë se si është krijuar emri i qytetit të tyre .

Një krenari e madhe për Gostivarin është edhe heroi i madh Xhem Gostivari. Po ka edhe heroi të tjer siç është inxhinieri me i njohur ne Jugosllavin e atëhershme Një hero i madh i Fshatit Koritë Bilall Selimi i cili është zhdukur nga njerez të panjohur, Fshati Koritë mund të krenohet edhe me Malik Azizi i cili kishte një vizion shum përparimtar për popullin shqiptar ky hero është vrar nga njerzit që në atë koh bashkpunonin me shërbimin e fsheht sllav UDB.

Shiko profilin e anëtarit

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
o keliana po shum thua ti nuk u jof un juve
mir bledin mudet ta njofesh po mua ku me njef ti yllo se un ty nuk te kam parasysh fare......
po he tani hidhu fol ku me njef:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit
baubau do flas dal ti kujtohet ahahahah

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
memore te fort duhet te ket Very Happy:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
kam memorie do ca ti se qenkeni drrasa fare ju Very Happy Very Happy Very Happy Very Happy

Shiko profilin e anëtarit

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
mir eshte dhe drrasa e ben nje pun:D:D:D:D:D:D
po he mi ku me njef mua ti????
fol?????Very Happy:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

liceistja


Antar Aktiv
Antar Aktiv
asgje sdi un po mesova do ta them...huahuahua Very Happy Very Happy

Shiko profilin e anëtarit http://www.argetohuclub.tk

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
na feshkelli po mesove liceistja:D:D:D:D:D
me mir ashtu:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
ore gjith ky cun ti bau sdi nje histori qyteti turp ske ore? Very Happy

Shiko profilin e anëtarit

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
keliana po ti ku edi qe jam gjith ai cun un mi:D:D:D:D:D:D:D
jam 1.32 i gjat dhe 1.33 i gjer Very Happy:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

Rosy


Antar i Thjesht
Antar i Thjesht
sa dikeni nga historia sa metni njeri tjetrin

Shiko profilin e anëtarit

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
ke te drejt rosy ne kete forum ndodhin te gjitha:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit
ahahhha po historin e pingpongutr se di njeri ore ahhaha rosy duhet ta dish ti se kta tjeret baaaaaa sma ha mendja

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
historin qe dija un e ka heth patrioti im:D:D:D:D:D:D:

Shiko profilin e anëtarit

Rosy


Antar i Thjesht
Antar i Thjesht
bau po sdi asnje histori ore e le nam ti dhe bledi? ahahahha

Shiko profilin e anëtarit

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
rosy di histori me seks Very Happy:D:D:D:Very Happy
po nuk e heth se nuk eshte per ketu:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

Rosy


Antar i Thjesht
Antar i Thjesht
baubau shkruajti:rosy di histori me seks Very Happy:D:D:D:Very Happy
po nuk e heth se nuk eshte per ketu:D:D:D:D:D:D

ndalohen ktu ato baubau No No

Shiko profilin e anëtarit

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
po edi o rosy ja pres te rriteni ju te mbushni 18 edhe ti heth pastaj:D:D:D:D:D:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit

43 HISTORIA E CAMERISE prej Sat Apr 11, 2009 2:14 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Çamëria shtrihet në pjesen veriperendimore të Greqisë. Pelasgo-Ilirët ishing banoret e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe).

Me 1750 regjioni i Sulit perbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman , Çameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare. Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko BoÇari, Hasan Tasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë.

Me 23 Shkurtë 1913, Çameria pushtohet nga Greqia. Regioni i Epirit antik, Çamëria e tanishme qysh nga kImageohërat e lashta ka qenë e banuar nga Shqiptarët. Gjatë konferences ne Londer ne vitin 1913, pjesa jugore e shtetit amë Shqipërisë, ju morr dhe u pushtua nga barbaret grek. Shqipëtaret e Çamërisë ishin musliman dhe ortodoks. Shqipëtaret e Çamërisë të cilët jetuan në pjesen jugore te Epirit antik, qenë viktima e spastrimit etnik. Tragjedia e Çamërisë është tragjedia më e madhe e Evropës. Në vitin 1936 në Çamëri kan jetuar mbi 30.000 Shqipëtar kurse pas pastrimit etnik te vitit 1944-1945 dhe gjenocidit ndaj Shqipëtarve atje mbeten një pakic. Kurse edhe historianët grek kan deklaruar se Shqipëtaret kan qenë banor të hershem te Çamërisë. Në Qershor të vitit 1944, kriminelet grek vranë dhe masakruan mbrenda 24 orëve me shumë se 1400 Shqipëtar të Çamërisë. Gjatë Qershorit 1944 dhe Marsit 1945, 1286 Shqipëtar u vranë në Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margellic dhe Pargë, kurse mijëra të tjerë të zhdukur.

Kurse në të njejten kohë si rezultat i gjenocidit grek, 2900 të ri dhe të vjeter, 214 femra, 96 fëmijë qenë masakruar, 745 gra qenë dhunuar, 76 femra qene rrëmbyer, 32 fëmijë, 68 fshatra qenë shkatërruar me gjithësej 5800 shtëpi. Nga ana greke popullsia Shqipëtare e Çamërisë konsiderohet kriminele. Konsiderimi i një populli të tërë është vërtet krim shtetror. Në vitin 1944, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ndertoi monumentin në Konispol në shenjë memorje për viktimat e Shqiptare të Çamërisë. Mbas vitit 1945, qeveria greke filloi kolinizimin e Çamërisë, me popullsi jo Shqipëtare. U ndalua përdorimi i gjuhës Shqipe në vende publike. Dhe kështu vazhdoi asimilimi i popullsisë Shqipëtare të Çamërisë.

GJENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT SHQIPTAR NGA HELENASIT. PASTRIMI KOMBËTAR I SHQIPËRISË SË JUGUT

Ndërimi i emrave të qyteteve dhe fshatërave të Shqipërisë së jugut nga fashistët Helenas para Imagedhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Bashkëpunimi i Helenasve me Gjermaninë fashiste për pastrimin dhe kolonizimin e Shqipërisë së jugut (Janina, Gumenica, Preveza, Paramithia, Filati etj)...

Resoluta, Nota proteste, Kërkesa, Takime etj. Fakte të pakundërshtueshme.
Çë shtja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.

Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që Imageshumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.

Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv/Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinë çame.

Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë Imagedhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive".

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta".

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.

Shiko profilin e anëtarit

44 Mallakastra, toka e bazilikave prej Sat Apr 11, 2009 2:16 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
E shtrire ne cep te Rajonit Perendimor dhe e perbere nga vargje te valezuara kodrash, Mallakastra eshte nje nga krahinat me te medha te Shqiperise. Me nje siperfaqe prej 500 km2 qe shtrihet ne rrethet e sotme te Fierit, Ballshit dhe Tepelenes, ajo eshte nje treve e permendur etnokulturore, e cila fsheh perbrenda edhe historine e saj fetare. Me shumicen e saj bektashiane ajo eshte e famshme per teqete e shumta dhe figurat e shquara te ketij sekti. Por objekti i sotem i ketij shkrimi do te jete kristianizmi per te cilin Mallakastra ka qene e permendur qysh ne periudhen antike.



Kristianizmi ne Mallakaster



Koha kur u shfaq krishterimi eshte kohe e krizes se pergjithshme morale, politike, shoqerore, juridike dhe kulturore qe perfshiu gjithe Perandorine Romake. Ne keto kushte feja e re u shfaq si fuqi shpetimtare e qyteterimit 70 milionesh Mesdhetar. Mendohet se Kristianizmi ne krahinen e Mallakastres u perhaps gjate shekullit te I-re pas Krishtit me te njejten skeme si ne te gjithe Epirin e ri dhe Ilirine e jugut. Per organizimin kishtar mund te themi se ai perfundoi gjate viteve te par ate administrimit te Perandorise se Bizantit ku bente pjese dhe treva e Bylineve (Mallakastra). Sipas nje ligji te Perandorit Bizantin Zenonit (474-475), te cilin na e jep kodi i Justinianit (Codex Justinianus), thuhet se: “Çdo qytet duhet te kete me çdo kusht nje Peshkop te vetin”. Kete gje e ndeshim edhe ne dokumentacionin historik ku si qender Peshkopale na del edhe qyteti i Bylisit, si kryeqender e Mallakastres. Ne keto dokumenta permenden disa perfaqesues te larte te klerit Bylin. Ne vitin 431 Peshkopi i Bylisit dhe Apolonise Feliks mori pjese ne koncilin ekumenik te Efesit. Disa vite me vone permendet ne letren e drejtuar perandorit Leon ne vitin 458 edhe Peshkopit tjeter i qytetit te Bylisit, “Filokaris”.



Qe nga shekulli i V me renien ekonomike te Apolonise qytetit i Bylisit del si qendra me e rendesishme urbane midis Shkumbinit dhe Vjoses duke u radhitur ne shek, VI sipas Udherrefyesit te Hieroklit nder tete qytetet kryesore te Provinces Romake te Epirit te ri. Pas vitit te siper permendur 458 Bylisi kthehet ne qendrem me te rendesishme Peshkopale ne kete zone. Kete fakt e tregojne edhe ndertimet e kultit Paleokristian siç jane pese Bazilikat e qytetit te Bylisit, te ndertuara midis shekujve V-VI. Ndertimi i pese Bazilikave, ku dy te parat kane permasa monumentale, tregon per organizimin e konsoliduar te kishes, por dhe per rendesine e kesaj qendre kishtare. Te kesaj periudhe krahinen e Mallakastres jane nje sere Bazilikash, rrenojat e te cilave i ndeshim ne vendbanimet e sotme te kesaj krahine si ne: Margelliç, Panahor, Dukas, Gorishove, Kraps, Plyk, Cakran dhe Ballsh. Gllavinica-Qefalinia permendet per here te pare pas shume shekujsh ne aktet historike ne vitin 886, sepse ne te gjate shtrirjes ne vendin tone te pushtimit Bullgar, ka pasur qendren e vet nje prej Peshkopatave te rendesishme, gjithashtu ne kete qytet qe identifikohet se nuk eshte veçse Bylisi Antik, ku ka ushtruar veprimtarine e tij Shen Klementi i Ohrit, nje nga figurat kryesore te kishes sllave.



Jeteshkrimi i Shen Klementit i shkruar nga Peshkopi i Ohrit Theofilakti (1094-1107) ne librin “Biografia e gjate”, nder te tjera thuhes se: “Princi Bullgar Borisi i dhuroi Shenjtit vende per pushim ne Oher dhe Gllavinice”. Ndersa ne nje liber tjeter per jeten e Klementit, te titulluar Biografia e gjate shkruar nga Dhimiter Homatjani (1216-1234), thuhet se: “Nje pjese te mire te kohes Klementi e kalonte edhe ne Gllavinice”. Keto pasazhe tregojne se Gllavinica ishte Peshkopata kryesore nen varesine Kryepeshkopates Bullgare te Ohrit, derisa Mbreti Boris do te emeronte aty mesues dhe predikues Klementin te cilin vite me vone e emeroi Kryepeshkop. Ne Bylis Klementi kreu edhe veprimtari ndertuese siç eshte rasti i rikonstruktimit te Bazilikave te qytetit. Homatjani thote se: “Ne Kefalini mund te shihni dhe sot shtylla guri, ku jane gdhendur fjale qe shenojne kthimin dhe familjarizimin e popullit Bullgar me Krishtin. Si Peshkope te Gllavinices kane qene figura te tilla te klerit Bullgar si: Shen Naumi, Shen Horazdi dhe Shen Angjelari(Engjellori). Keta dy te fundit kane qene varrosur ne varrezat e Katedrales se Ballshit, e cila ka shume mundesi te jete ndertuar gjate kesaj periudhe dhe mund te kete qene selia e Peshkopeve Bullgare. Me vone Gllavinica permendet ne dokumentat e Vasil Maqedonasit. Ky Perandor Bizantin ne nje diplome (Krisovule) te viti 1019 thote se: “Per peshkopin e Gllavinices ne vete Gllavinice urdherojme te kete 40 parike dhe klerike”. Pas braktisjes se Gllavinices ne fillim te shekullit XII per shkak te lufterave Normano Bizantine, nje pjese e popullsise se saj u vendos ne vendbanimin e Ballshit, vetem 6 km me ne veri te saj. Ketu me gur e te marre nga Gllavinica (Bylisi mesjetar) u ndertua manastiri dhe kisha Episkopale e fjetjes se Shen Merise. Ne kete kishe u vendosen Lipsanat e Shen Engjellorit dhe Horazdit te cilat ruheshin me pare ne kishen peshkopale te Gllavinices. Po ketu ne vitin 1373 ne katedralen e Ballshit u vendos Epitafi kushtuar vellezerve Balsha nga Gjergj Arianiti I-re nje nga sundimtaret lokale. Bashke me emrin e tij ketu gjendet dhe emri i Peshkopit te Gllavinices Kalistit. Diku para rrezikut te dyndjeve osmane keto lipsana u transferuan drejt peshkopates se Beratit. Nga studimet e Th.Popes (Monumentet 2 1964) Peshkopata e Gllavinices u suprimua ne vitin 1767. Ne vitin 1751 ne te u varros Peshkopi i fundit i saj Niqifori. Pas ketyre viteve vala e Islamizimit perfshiu Mallakastren ku ne pjesen e siperme u perhap riti Bektashi ndersa ne pjesen e poshtme u perhap islamizmi sunit. Veç rrenojave te kishave te vjetra Paleokristiane si dhe te toponimeve me karakter fetar sot nuk ka deshmi te tjera qe mund te flasin per kristianizmin ne kete krahine aq te pasur me ngjarje te historise sone kombetare.



Objektet e Kultit



Nga antikiteti ndeshim si trashegimi te kultit fetar kristian nje sere kishash mesjetare qe sot paraqiten si rrenoja dhe qe shfaqin nje interes te veçante arkeologjik. Me interes eshte fakti se nga gjetjet e mjaft objekteve ne to jane shpjeguar me fakte shume hamendje dhe hipoteza te historise Shqiptare. Sot ndeshim si rrenoja ne kete krahine disa Bazilika Paleokristiane, te dhenat per te cilat jane botuar ne formen e studimeve shkencore nga zbuluesit e tyre arkeologet Skender Anamali dhe Skender Muçaj. Bazilikat ishin ndertimet me te pershtatshme per godina kulti. Ato ishin te lehta ne ndertim dhe zinin nje numer te madh besimtaresh. Fillimisht Bazilikat ndertoheshin sipas arkitektures Romako-Helenistike, me vone gjate shekujve IV-VI, ne kohen e antikitetit te vone ato u kristalizuan si tip i mirefillte arkitektonik. Bazikila perbehej nga nje sere pjesesh si: Naosi qe ishte salla kryesore e cila ndahej ne 3 nefe, absida qe krijonte ambjentin per altarin, Narteksi (Portiku), Ekzonarteksi (Portiku i jashtem i pajisur me kolona). Gjithashtu si ambjente ndihmese te saj per kultin ishin: Diakonikoni, Proteizisi, Katekumenji, Baptisteri etj.



Fillimisht Bazilika mbulohej me çati te tipit helenistik. Me kalimin e shekujve gjate mesjetes se hershme çatia u zevendesua me qemere orientale dhe kupole. Tre monumentet me te spikatura te kesaj gjinie jane Bazilikat e Bylisit dhe ajo e Ballshit. Ne Bylisin antik jane zbuluar gjithsej pese Bazilika. Studjuesi i tyre Skender Muçaj i emertoi ato sipas rendit alfabetik me shkronjat A,B,C,Ç,E. Interes me te madh per ne paraqitin dy te parat te cilat vazhdojne te studjohen me imtesi. Bazilika A e Bylisit a ka qene nje kishe Peshkopale, perbere nga Naosi (Salla) prej 3 anijatash, transepti tripjesesh, narteksi, ekzonarteksi, dy kthinat ne pjesen jugore dhe shkallarja. Kjo kishe mbulohej me çati tjegullash dhe ishte me sinthron. Permasat e saj ishin monumentale prej 38x23 m. Mendohet se ne kete kishe shekuj me vone eshte kryer ceremonia e kthimit te Mbretit Bullgar dhe popullit te tij ne fene kristiane e cila eshte perjetesuar edhe me mbishkrim ne njeren prej kolonave te kesaj katedrale peshkopale. Kjo faltore eshte ndertuar njeheresh me gure gelqeror. Muratura eshte e perbere pergjithesisht prej guresh te papunuar mire dhe te lidhur midis tyre me llaç. Tullat jane perdorur per ndertimin e dritareve te cilat kane qene me dy hapesira drite. Per izolimin e tyre nga ambjenti i jashtem eshte perdorur xhami. Kjo Bazilike ka qene e paisur edhe me nje kolonade, kapitelet e te cilave jane zbukuruar me motive bimore, kryqe dhe monograme me simbolin e Krishtit. Dyshemeja e ketij tempulli ka qene e shtruar me mozaike qe i perkasin nje niveli te larte artistik. Kjo tregon vazhdimesine e traditave ndertimore ne Bylis dhe zhvillimin ekonomik dhe kulturor te tij ne antikitetin e vone.



Mozaiket jane punuar me gure kubike dhe copa xhami. Ngjyrat e perdorura ne to me tone te forta dhe te buta jane: e kuqja, e zeza, e bardha, e verdha, bojeqielli, roza dhe lejlaja. Si ne te gjitha kishat Paleokristiane motivet e mozaikeve perbehen nga figura zoomorfe, floreale dhe figura gjeometrike. Bazilika B ashtu si Bazilika A edhe kjo kishe ndodhet ne anen jugore te qytetit, brenda territorit te Agorase antike. Mendohet se eshte ndertuar pak vite me vone se Bazilika A, midis shekujve V-VI. Bazilika B eshte vendosur ne nje terren te pjerret. Pjeset perberese te saj ishin: Naosi, shkallarja, atriumi, portiku, narteksi dhe ekzonarteksi. Kjo faltore ka patur permasa gjigande prej 94x40 m dhe ne krahun jugor perbehej nga anekse te shumta. Edhe ky tempull eshte ndertuar me gur gelqeror dhe dyshemene e ka patur te shtruar me mozaike te se njejtit motiv me Baziliken simoter. Per tu permendur eshte njera prej dy skenave te mozaikut te dyshemese se ekzonarteksit. Midis peshqve, oktapodeve, gjarperinjve dhe shpendeve te ujti jane paraqitur me mjeshteri artistike dy peshkatare. I pari i cili ndodhet ne kembe terheq rrjeten e mbushur, ndersa i dyti i ulur terheq kallamin ne grepin e te cilit i ka rene nje peshk.



Bazilika e Ballshit. Ne Ballsh rreth 6 km ne veri te Bylisit jane zbuluar mbetjet e nje Bazilike monumentale me tre anijata. Sipas studjuesit Koço Zheku, duke u bazuar tek Planimetria dhe teknika e ndertimit mendohet se kjo kishe te jete ndertuar gjate mesjetes se mesme pas braktisjes se qytetit te Bylisit (Gllavinices mesjetare), me materiale te nxjerra nga kishat e tij ne nje kohe kur kjo qender Peshkopale u shkaterrua. Disa prej materialeve qe erdhen nga Bylisi ne Ballsh dhe u perdoren ne ndertimin e Bazilikes se Shen Merise ishin dhe mbishkrimi i Paktianos, shtylla me mbishkrimin e Borisit dhe Monfortit si dhe kater guret me mbishkrimet per Viktorinin, rindertuesin e Bylisit. Nje teze tjeter mbi origjinen dhe ndertimin e kishes se Ballshit eshte ajo e zbuluesit te saj arkeologut Skender Anamali. Sipas tij kjo Bazilike eshte ndertuar ne shekullin VI dhe mbi te jane bere rindertime ne shekujt e XI dhe XII. Bazilika e Ballshit perbehet nga narteksi, ekzonarteksi., naosi etj. Permasat e saj jane 22.50 m x 17.20 m. Ne pjesen veriore te saj ndodhej edhe nje kapele e vogel, ndersa me vone asaj ju shtua edhe nje manastir prej 366 dhomash. Per pak kohe ai sherbeu si seli Peshkopale derisa me ne fund Peshkopi u zhvendos ne Berat duke e braktisur kete manastir.

Me vlere te veçante jane edhe gjetjet arkeologjike ne rrenojat e Bazilikes se Ballshit te cilat I permendem me siper.



Gjate vitit 1918 ne germimet e para qe kreu ne rrenojat e kesaj kishe arkeologu Austriak Kamilo Prashniker gjeti nje shtylle guri qe mbante ne vetvete dy mbishkrime. I pari ishte ne gjuhen greke dhe tregonte kthimin e Bullgareve dhe Mbretit te tyre Boris ne fene kristiane. Viti i mbishkrimit eshte 866. Mbishkrimi i dyte ne gjuhen latine i perket viteve 1107-1108. Ai eshte epitafi i varrit te Nendukes Norman Robert Monfort i cili u vra gjate fushates pushtuese te Mbretit te Napolit Boemundit ndaj Gllavinices qe kontrollohej nga trupat Bizantine. Historia e gjetjes se mbishkrimeve me vlera historike ne rrenojat e kesaj Bazilike do te vazhdoj me tej. Ne vitin 1937 mesuesi M. Milova gjeti nje gur varri me nje mbishkrim ne greqishten e vone i cili tregonte se ne vitin 1751 ne varrezat e kishes ishte varrosur Peshkopi Niqifor, ndoshta i fundit i Peshkopates se Gllavinices. Gjate ekspedites arkeologjike te vitit 1983 arkeologu Skender Anamali zbuloi gjate germimeve 3 gure muri me mbishkrime metrike, ne gjuhen greke te sjella nga Bylisi. Guret jane te se njejtes kohe, homogjene, te dale nga dora e te njejtit mjeshter dhe jane marre nga rrenojat e murit rrethues te Bylisit. Karakteri i mbishkrimeve eshte ndertimor dhe konteksi i tyre lidhet me punimet e rindertimit te Bylisit nga Viktorini, i ngarkuari me kete detyre i Perandorit Bizantin Justinianit.

Shiko profilin e anëtarit

45 Tepelena prej Sat Apr 11, 2009 2:20 pm

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
Pak histori

Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen "paqe romake", por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivaç, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)...

Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahësi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore... Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.

Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar "Bashkimi" me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.

[redakto] Ekonomia

Shiko profilin e anëtarit
HAJDE HJISTORI AHJDE ME GJEJ PAK HISTORIN E HORMOVES SE ME DUHET PATJETER KUSH E DI TA POSTOJE

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
un_ti_dhe_enderrat shkruajti:HAJDE HJISTORI AHJDE ME GJEJ PAK HISTORIN E HORMOVES SE ME DUHET PATJETER KUSH E DI TA POSTOJE

edi un po pertoj ta heth:D:D:D:D:D:Very Happy:D

Shiko profilin e anëtarit
he re hidhe weeeeeeeeeeeeeeeee si ben ky sikur do hedh leke:D:D:D

Shiko profilin e anëtarit http://rini-shqiptare.2forum.biz

baubau


Antar Legjendar
Antar Legjendar
RBDiscography shkruajti:he re hidhe weeeeeeeeeeeeeeeee si ben ky sikur do hedh leke:D:D:D




kisha nderment ta hidhja po tani qe the ashtu ti bledi nuk e heth:D:D:D:D:D:D:D:D:Very Happy:D

Shiko profilin e anëtarit

keliana


Antar Kontribues
Antar Kontribues
baubau shkruajti:
RBDiscography shkruajti:he re hidhe weeeeeeeeeeeeeeeee si ben ky sikur do hedh leke:D:D:D




kisha nderment ta hidhja po tani qe the ashtu ti bledi nuk e heth:D:D:D:D:D:D:D:D:Very Happy:D

epo hidheeeeeeeeeeeeeeeee mo hidhe lere bledin ahhaha

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi